Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me nismën e Gjykata e Lartë e Shqipërisë për të rishikuar praktikën e deritanishme të masave të sigurisë, veçanërisht përdorimin e arrestit me burg. Sipas tij, një vendim njehsues i Gjykatës së Lartë mund të shërbejë për të disiplinuar praktikën gjyqësore dhe për të garantuar barazinë para ligjit, por thekson se arresti me burg duhet të mbetet një masë ekstreme që zbatohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe mbi bazën e provave të plota.
Postimi i Manjanit:
Sigurisht, Gjykata e Lartë mund ta zgjidhë në mënyrë shterruese çështjen e zbatimit abuziv dhe si masë të parë të arrestit me burg.
Madje më mirë mund ta bëjë gjykata sesa ndërhyrjet në ligj.
Në pikpamje formale nisma meriton vlerësim maksimal pozitiv. Sa më shumë nisma të tilla që disiplinojnë praktikën gjyqsore, më mirë është. Janë disa faza të procesin penal që prekin direkt liritë dhe të drejtat kushtetuese, të cilat kërkojnë interpretime njehsuese.
Vendimet njehsuese janë baza e barazisë para ligjit. Njehsimi i praktikës i bën të gjithë të trajtueshëm njësoj. Ndaj ky rol themelor i Gjykatës së Lartë duhet nxitur më shumë.
Por duhet të presim përfundimin e vendimit që do marrë Gjykata. Se mund të bëhet edhe më keq se ç'është...
Dmth ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se:
Arresti me burg nuk është as masa e parë e as e vetmja që ekziston në ligj.
Arresti është masë ekstreme dhe zbatohet në rrethana ekstreme, dmth kur masat e tjera nuk kanë dhënë rezultat.
Arresti nuk mund të justifikohet me supozime, as me hamendësime por me prova.
Në terma praktikë, pres nga Gjykata e Lartë të udhëzojë përdorimin e kësaj mase sigurie strikt kur ekziston flagranca, ose kur prokurori ka arritur të mbledhë prova të plota për akuza të rënda dhe çështja është gati për gjyq. Jo me çerek prove, siç është sot, por me prova të plota që justifikojnë akuzë penale.
Edhe në këto raste, pra kur çështja shkon në gjyq, prap duhet të ketë mundësi gjykata të vlerësojë masa të tjera, nëse e lejon siguria publike dhe jo mllefi apo dëshira e prokurorit.
Pres nga Gjykata e Lartë të ndalojë arrestin me burg për persona nën hetim, pra pa akuzë, dmth pa prova. Vetëm në rastin arrestit në flagrancë mund të lejohej kjo gjë, por jo më shumë se 40 ditë, kohë që i duhet prokurorit të formulojë akuzat pasi të ketë shqyrtuar faktet e ngjarjes flagrante.
Asnjë Person nën Hetim nuk mund të rrijë në paraburgim më shumë se 40 ditë me këtë status. Pastaj nëse merret i pandehur, duhet të ekzistojë mundësia e një mase më propocionale ose alternative sesa arresti me burg.
Pres që Gjykata e Lartë të kufizojë përdorimin e procedurës së marrjes së vendimit të arrestit në mungesë ( pas krahëve, fshehtas së personit) strikt vetëm në rastet kur personi i fshihet apo i ikën drejtësisë.
Shkurt, arresti është masë ekstreme që merren në rrethana ekstreme. Pra ose je kapur me presh në duar, ose ke në kurriz një akuzë shumë të rëndë, ku liria jote dëmton sigurinë publike. Rasti tjetër ekstrem duhet të jetë strikt kur masat e tjera që janë dhënë, kanë dështuar.
Nëse Gjykata e Lartë sqaron këto gjëra do ta zgjidhte problemin vërtetë dhe, njëherë e mirë.
Ke shume te drejte. Vetem ata qe e kan provuar ne kurizin e tyre te kuptojne mire. Mos e provofte njeri.
Patjetër Manjan. Pra s'duhwt të ketë arreste, kriminelët politkanë të rrinë të lirë të ptishin provat e të kërcënojnë dëshmitarët. Imuniteti s'duhet t'iu hiqet deputetëve. Rama dhe qeveria duhet të jenë të papezullueshëm. Krijohet kështu një shtet bandë e paprekshme. Kush fiton nga këto gjëra? Populli jo. Fitojnë hajdutët, abuzueait e detyrës publike, pushtetarët. Fiton Manjani
Eshte abuzuar tejmase , prandaj u duhet vene fre qe per cdo gje te behet arrest me burg. Populli i thjeshte po e vuan masivisht. Aksident --arrest me burg...Alkol ne makine ---arrest me burg, Largim nga vendi i ngjarjes---arrest me burg. Je ne makine me nje person qe ka probleme me ligjin (ku nuk mund te jesh aspak ne djeni)---arrest me burg. Mora vetem keto shembuj qe lidhen me makinen , Me gjithe keto arreste, te japin pershtypjen qe jemi nje popull i perbere vetem nga kriminele.
Arrestimi pa' filluar akoma hetimet (si ne rastin e Veliajt) eshte praktike e njohur e sistemeve diktatoriale, ku gjykimi nuk ka asnje vlere, mbasi eshte prokuroria ajo qe parajep Vendimin. Tani beni paqe me veten, mbasi jetonit ne diktature dhe nuk e deshironit, jetoni ne demokraci, po keni nostalgji per metodat e diktatures!
SPAKU kap njerez qe nuk i don apo ka inate e pakenaqesi per to e i rras ne burg, tret celsa ne det e dal nga dale demek se po punon per hetimin merret me punet personale e familjare e tjetri mbas hekurave, jep materiale denigruse per mediat e aferta dhe e bani punen per te fitu medalje si Dumani e Dado. Kjo pra asht puna e shume njerezve te drejtesis ne Shqipni. Ish presidenti Topi del ne intervista e na mburret se ka punu drejt! Te gjithe politikanet qe vjedhin te hetohen e burgosen por mbas dokumentimit me fakte e jo me Nesti angoni e Sali Krimineli qe shpifin e mashtrojne per te mbulu krimet e tyre. Njerezit qe zgjidhen nuk jane te gjithe njesoj, nuk jane te gjithe kriminela e hajduta si Sali Berisha, Mul Ndoka etj etjli Hajduti aguzon te tjeret per te gjitha pislleqet qe ka ba vete, se mendon se si ai jane te gjithe, Shpellare e te pa bese.
Shoku ish-minister drejtesie, udhezimet e Gjykates se larte jane si bonuset qe u japin pensionisteve , ne vend qe te kthehen ne rritje pensioni, ato jepen ne forme lemoshe dhe mbeten ne deshiren e qeverise per ti dhene apo mos ti dhene. Te gjithe e dine se masat e paraburgimit nuk kane qene nje lajthitje apo deshire e drejtesise por qartesisht nje politike penale e qeverise se PS per te krijuar frike dhe terror per qytetaret e thjeshte dhe kundershtaret politike. Burg, burg, burg, ka qene lajtmotivi i mazhorances qe nga 2013 pikerisht per te krijuar frike dhe terror dhe per te larguar vemendjen nga vjedhjet galopante te qeverise. Nese duam qe te kufizohen paraburgimet dhe burgimet kjo duhet rregulluar jo me udhezime qe i merr era por me ligje te parlamentit dhe separi te shfuqizoje ligje qe kriminalizojne kundravajtjet administreative si riparimet e shtepive , vonesat ne pagimin e faturave te energjise, parkimin dysh etj qe perbejne shumicen e rasteve te burgimit e paraburgimit. Ke duhet te zbatoje nje prokuror e gjykates, ligjin e parlamentit apo udhezimin e Gjykates se larte, sigurisht ligjin dhe ligji thote burg, burg, burg per qytetaret e thjeshte. ceshtaja e burgimit dhe paraburgimit masiv nuk eshte nje ceshtje procedurash e udhezimesh por nje ceshtje politike, nje ceshtje qe nuk mund ta zgjidhe Gjykata e larte me udhezime por mund ta zgjidhe Parlamenti me ligje te shkruara dhe qe jane nje detyrim per cdo gjykates e prokuror.
I sakt i drejtë Majan!
ngaqe po procedohen politikanet e dyshuar per korrupsion eshte mase ekstreme o Manjan? per qytetaret e thjeshte qe jane proceduar penalisht, nuk eshte degjuar ne 35 vite post-komunizem qe "arresti me burg" eshte mase ekstreme. Dhe per hir te vertetes, gjykatat shqiptare kane mbajtur ne "arrest me burg" cdo qytetar qe eshte proceduar penalisht, madje edhe per vepra penale që hetimi i tyre mund te kryhej ne gjendje te lire. po ti mire ben o Manjan qe e mbron kasten politike shqiptare se nuk thone kot: "qeni leh atje ku ha". kasta politike shqiptare e 35 viteve te fundit meriton ndeshkim me te larte sesa "arresti me burg", por per sa kohe ka juriste si ti qe i mbrojne, le t'ja nxjerrin fundin.
Kot lodhesh o Manja-n, Rama tashti ka nje Manja tjeter . po nga e njejta race ,qe i lepin bythen, iku rradha tende.