Seanca për Ballukun dhe protesta e PD, PS mbledh grupin parlamentar

11 Mars 2026, 22:30Politika TEMA
Seanca për Ballukun dhe protesta e PD, PS mbledh grupin parlamentar

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka njoftuar deputetët socialistë se nesër në orën 09:00 do të zhvillojnë një mbledhje grupi, para seancës plenare ku do të vendoset për fatin e Belinda Ballukut.

“Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PS.

Nesër PD do të mbajë protestë para Kuvendit pas qëndrimit të PS për të mos lejuar arrestimin e Ballukut.

1 Komente

  1. 1
    19

    Po maloket ne sulm per te mbrojt leket e shpellarit sali dhe t3 sh3mtaraqes vet dhe zen qosen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje