“Do votojmë për arrestimin e Ballukut”- Berisha: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

12 Mars 2026, 10:10Politika TEMA
“Do votojmë për arrestimin e Ballukut”- Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për situatën që, sipas tij, po përjeton vendi.

Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha tha se qytetarët shqiptarë kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si “kryeministrin më të poshtëruar” në hapësirën e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryemnistër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij. Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka. Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin. Pra, Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri”, tha Berisha.

Berisha u shpreh gjithashtu se opozita do të votojë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, por shtoi se masa të tilla nuk janë zgjidhje për krizën politike.

“Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve. Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike evropiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ju duhet ta dini këtë, që ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Por ai, për të shpëtuar lëkurën e tij, është i gatshëm të pranojë çdo lloj poshtërimi që i bëhet. Nuk mund ta imagjinoni ju se si në darkat e tij të neveritshme, që ua nxjerr ato që hanë miqve, shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen, për t’u kërkuar që të ndryshojnë mendimin. Ta dinë shqiptarët se ky është sot Edi Rama”, tha Berisha”, deklaroi Berisha.

8 Komente

  1. S
    Sala

    Qytetaret e shpellave

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yp xhixhi

      Po, qytetaret kerkojne RREZIMIN e Rames, por dhe largimin tend!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Qytetarët e mbar.populli po presin te te shohin te kalbesh si qen ne burg o kriminel

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juristi pensionist

          Ky shpellari, kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, është një lindje fatkeqe për kombin tonë. Nëna e tij, Sheqerja, do të kishte bërë një akt heroik nëse, në vend të këthizës, t'i kishte prer kokën këtij përbindshl. Për SPAK, është kthyer në "monument historik", i paprekshëm.

          Përgjigjjuni
          1. a
            animas

            Qytetaret flasin vete, nuk jane qytetaret ata shpellaret qe te vine ty mbrapa per te ruajtur ato qe i ke vjedh ketij vendi

            Përgjigjjuni
            1. g
              goshi

              Sali non grata do të vijë në pushtet që të bëhet e gjith Shqipëria NON GRATA.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhoxhi

                Ore lapangjos ti që na mësove demokracinë na thua qytetarët duan dorëheqjen e Ramës apo jo.Po mirë atë e kanë votuar mbi 700 mijë qytetarë partinë tënde 500 mijë.Atëhere pse duhet të ikë Rama e të vish ti kriminel i ndyrë?Cilët quan qytetarë ti hajdutët që të vijë mbrapa për të vjedhur?Kur bërë Rama për Metën u mbush sheshi me gjithë tiransit etj me reth 200 mijë veta ti na thua me hajdutët qytetarët duan largimin e Ramës.Ti do ngërdhësh rrugëve dhe Ramës do ti hash atë që nuk thuhet...

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  E kerkojne shpellaret qe s'rrine dot pa pushtet e jo qytetaret, te cilet s'kane mbushur vitin qe I dhane shumicen e pushtetit. E more vesh Argita? Shpjegoja pak babit shpellar keto gjera.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje