Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, kush janë 4 deputetët e PS që nuk morën pjesë në votim

12 Mars 2026, 12:45Politika TEMA
Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, kush janë 4

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në votimin e zhvilluar në seancën plenare, 82 deputetë votuan kundër kërkesës së SPAK, ndërsa 47 vota të opozitës shkuan në mbështetje të saj.

Megjithëse PS ka 83 mandate në Kuvend, 4 deputetë të mazhorancës nuk morën pjesë në votim.

Mes tyre ishte vetë Belinda Balluku, e cila nuk ishte e pranishme në seancë. Po ashtu mungoi edhe deputetja Elisa Spiropali, e cila nuk dha një shpjegim publik për mungesën.

Deputeti Fatmir Xhafaj bëri me dije se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërsa deputeti dhe ministri Blendi Gonxhja nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Francë.

Në votimin për rrëzimin e kërkesës së SPAK iu bashkuan edhe deputetët e PSD.

6 Komente

  1. b
    brunilda

    spiropali ra pre e fabules se berishes ,megjithse i ka treguar vendin kur ka qen kryetare e kuvendit ,por nuk mundi te shpetonte nga ai ,eshte pa pjekuri politike a eshte njeri i vogel ? besoj se jan jesoj

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klodi

      Elisa sic i ka treguar vendin Berishes, tani i takon ti tregoj vendin dhe Rames, por sic duket ska stofin e politikanes, se ky eshte nje rast i arte per te hedhur kandidaturen per kryetaren e ardhshme te PS. Rama I ka ditet e numeruara si kryeminister dhe rrjedhimisht si kryetar i PS. Por politikanet socialiste po fshehin koken si struci, ndersa tani eshte koha per beteje te madhe per moralin politik.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        hahahaha kush do e hedhi kandidaturen, Elisa? Pupupupu

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati orëve të para

          O toç! Përgatite vehten që Ramën do ta kesh aty ku është të paktën deri në vitin 2037. Besoj se do dalësh në pension deri atëherë.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari USA

        Une nuk kuptoj dicka: Pse nuk denohet KRYE KRIMINELI Sali Berisha ? Ç'fare po ndodh me drejtesine shqiptare ? Lihet i lire nje kriminel te perbalte ke te doje dhe si te doje. Kuptohet nuk me behet vone fare sikur dhe 100 Balluke te tjere te hujne ne burg. Duhet kapur e keqja nga koka.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DD

          Spiropali u perdor nga klane brenda PS dhe te lidhur me krimin qe tani duan te behen me PD. Mendoi do zevendesonte Ramen. Xhafaj eshte pjese e ketij klani dhe e Veliaj! Koha do tregoje shume fakte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje