Andi Bushati: Sazani është investim i pastër politik, Rama po e bën për interesat e veta personale. Berishën s'e llogarit njeri

17 Janar 2025, 10:17Politika TEMA
Andi Bushati: Sazani është investim i pastër politik, Rama po e

Analisti Andi Bushati u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se projekti i Sazanit që iu dha dhëndrit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, është investim i pastër politik i kryeministrit Rama të cilin ai e bën për interesat e veta personale.

“Këtu të flasësh për leverdisshmëri, investimet, zhvillim apo jo, është si të debatosh për seksin e engjëjve me ca hajdutë. Kjo nuk është çështje ekonomike. Është çështje e pastër lobimi që Rama po e bën për interesat e veta personale.

“New York Times” thoshte është konflikt interesi. Shqipëria dhe Serbia po i japin diçka familjes Trump dhe do të vendosë për çështje të caktuara për këto dy vende. Komisioni i Senatit ka thënë të njëjtën gjë.

Pse është investim politik? Nuk na bën çudi që çdo gjë Ramës i vjen nga Beogradi. Alabari investoi në Beograd, Vuçiçi e solli këtu. Grenelli shkoi mori atë ndërtesën e dëmtuar nga NATO në Beograd, pastaj i hodhi sytë këtej.

Parësore nuk është shitja po “hajde shfrytëzojmë potencialet për të qëndruar në pushtet”. Është një investim i pastër politik. Është mënyra si operon Rama.

Unë nuk merrem me Saliun se është fare irilevant në këtë pikë. Nuk ka gjë në dorë as tani, as pas 11 majit.

Është investim i pastër politik. E thonë mediat amerikane dhe e shohim edhe ne. Kështu operon Rama, me Melonin, me muxhahedinët, me afganët, e me radhë”- tha Bushati.

7 Komente

  1. E
    Enciklop-e-dia

    Sazani për Fatos Lubonjën dhe Albin Kurtin është: "Amelika, Amelika, Amelika"!!!!!! Por mos të harrojnë shqiptarët se pa Ameriken dhe Britaninë e Madhe etj shtete mike të shqiptarëve në Ballkan shqiptarët do të ishin edhe ma të rrezikuem se sa që është sot Ukraina.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Rames i lumte bytha sepse eshte i zgjuar dhe di te pershtatet me te gjithe por ti Andi do ta perdoresh politikisht sepse keshtu te intereson. Me thuaj cili nga udheheqesit e nje vendi do refuzonte nje investim kaq te madh dhe kaq serioz e prestigjoz si ky?? Greket jane bere keq kur e moren vesh nje investim te tille app ti ju mban anen atyre??? Turp per ty Andi qe u rrite dhe nuk u poqe por mbete loqe.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        Sheqerin kujdes si gjyshe VITO .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagorit Sheperi

          Turp per Ty ,more Andi.Kishe dhe gjyshen qytatare amerikane.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zeri i arsyes

            Mediat amerikane gjithmone jane te besueshme kur "shajne" Ramen, por jane letra highenike dhe te shitura kur shajne Saliun. Keta jane analistet tane te "pavarur" zonja dhe zoterinj!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salihi

              Po more cari I Veres, kjo marveshje kaqene kur Trumpi ishte duke ikur ne burg e jo kur u be presindet, helbete njeri idiot dhe I qelbur

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Konstatimi i Bushatit me se i vertete. Eshte trafik influence, pamvarsisht se une personalisht jam pro ketij investimi sepse nuk kemi ku ti marrim me te mire, as ne Kine,as ne Rusi dhe as ne vendet arabe. Sa per ate qe marreveshja u nenshkrua kur Trampi ishte drejt burgut, nuk eshte e vertete. Tramp asnjehere nuk ka qene drejt burgut.Cdo gje qe ka ndodh me te ka qene perpjekje e Sorosianeve per ta penguar drejt shtepise se Bardhe, por nuk paten sukses, se populli amerikan e kuptoj hilene.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje