Ankimuan masat e sigurisë, më 20 nëntor seanca për Berishën dhe dhëndrin në Apelin e GJKKO

15 Nëntor 2023, 13:22Politika TEMA

Ankimuan masat e sigurisë, më 20 nëntor seanca për

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ata kanë dorëzuar një ankimimim për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar, për marrjen e masave të sigurisë kundrejt tyre.

Seanca gjyqësore jopublike në Apelin e GJKKO është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00, ku gjyqtare do të jetë Iliriana Olldashi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”,-thuhet në komunikimin për mediat.

2 Komente

  1. K
    Korabi

    Ik jep llogari qelbesire per ate qe te kerkojne. Leri te tjeret kur tu vije rradha. Tani e ke rradhen ti prandaj shtrengo bythen dhe jep llogari. Te qifsha dhendrin qe ma heq si qelibar nje ndyresire i zhytur ne mut deri ne maje te kokes.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e hajduteve.

      Grykesit te pangopurit te babezitur per para nuk lane gje pa zhvatur si familje se kishin edepsezin qe firmoste e vuloste cte donte.Tani na kerkojne drejtesi po sarajet me se do ti justifikoni qe duken sheshit se te tjerat i keni gjetur vendin.Edhe pushtuesit nuk e kane demtuar vendin me shume se keta bastarde dhe me e bukura eshte se vazhdojne te kakarisin e as skuqen apo zverdhen se nuk e njohin turpin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje