Apeli vendos më 3 mars për fatin e vulës së PD-së

10 Shkurt 2023, 16:00Politika TEMA

Apeli vendos më 3 mars për fatin e vulës së PD-së

Tre ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore, Gjykata e Apelit ka vendosë të marrë në shqyrtim ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, atë të ‘luftës’ mes dy kampeve në Partinë Demokratike.

Gjykata e Apelit ka njoftuar se më 3 shkurt do të shqyrtohet çështja për të caktuar se kujt i përket partia më e madhe opozitare në vend, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja", thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje