
Intervistën e njërit prej protagonistëve të firmës së demontimit në Gërdec, David Packouz që tregoi me gisht Shkëlzen Berishën si të përfshirë në negociata për ccmimin e fishekëve për ish shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është shumë e rëndë si fakt.
Klosi tha se Shkëlzen Berisha del se ka qenë ndërmjetës. “E kisha dëgjuar për Shkëlzenin por kjo intervistë tregon qartë se këtu paska qenë në valle, i biri i Kryeministrit të kohës.
Ndaj janë bërë gjithë këto marifete. Në këtë rast çështja është shumë e thjeshtë. Dikush donte të fitonte para, dhe mendoi këtë çështje dhe e shfrytëzoi mirë.
Djali i kryeministrit ka punuar si ndërmjetës duke negociuar çmimin e fishekëve. Është shumë e rëndë kjo”, tha ai.
Lini një Përgjigje