
Analisti Dritan Hila dhe nënkryetari i PD-së së Bertishës, Luçiano Boçi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në lidhje në protestën e 11 shkurtit. Hila i është referuar Sali Berishës si “një lider 80-vjeçar që kërkon një revolucion të dytë”.
Ndërkohë, Boçi i është kthyer analistit duke i thënë se po merrej me njerëzit dhe jo idetë, pasi populli do dalë në protestë sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme.
Pjesë nga debati në studion e emisionit “Open”:
Hila: Kanë një problem të madh, është një lider që kërkon një revolucion të dytë. Po ia thotë një brezi të ri që nuk e kupton.
Boçi: Ça ka brezi ynë? Nuk është i aftë? Ky brezi është kështu, është ashtu. Ju s’keni mjete.
Hila: Një lider 80 vjeçar kërkon një revolucion si në ’91. Ky nuk ka shpresa. Ky brez ka ëndërr të bëhet inxhinier IT, por jo që të bëjë revolucion Berisha.
Boçi: Jo. Ju flisni nga maja e Tiranës, por te shkojmë diku tjetër që t’i shihni. Të shihni që s’kanë të ardhme këtu. Ju s’dini të respektoni njerëzit. Do bëhet revolucioni, Janë kundër padrejtësive. Kështu po bëhen protestat në Francë, Greqi etj.
Hila: Greqia nuk ka vrarë, Franca dhe Gjermania nuk ka vrarë.
Boçi: Ra ai i përgjimit.
Hila: Kush ai i përgjimit?
Boçi: Ai që ra.
Hila: Kanë mendjen të biznesi dhe të puna e tyre.
Boçi: Ju nuk mbështeteni në ide.
Hila: Ju s’keni asnjë ide.
Boçi: Ju merreni me njerëzit dhe jo me idetë politikë. Të të bëj një pyetjet të thjeshtë. Sa të rinj janë larguar? Kanë ikur se s’kanë shpresë. Ti je më Ramën.
Hila: Unë nuk jam me Ramën. Kam bërë një akt fisnik që ju nuk mendoni. Unë kam ikur nga ajo qeveri se nuk kam qenë dakord më të. Ky akt është i pakët. Sakrifikoni ju Berishën siç sakrifikoj unë Ramën dhe ju heq kapelën.
Djali i sigurimsit del e jep leksione demokracie. Ik o Hil se je i perdorur mbar e mbrapsht. Paska sakrifikuar Ramen ky bolja, Ramen te cilit i lepihet bashke me te shoqen. Laper hesapi.
Ti Muhamad më duket se nuk kupton shqip dhe të ka ngelu mendja ala tek sigurimi i shtetit të Like floririt .
Ia ka thene shume bukur Hila, por Boci eshte kokemushke.
Seriozisht e ke? Hila, ky komunisht i pandreqshem ia ka thene shume bukur. Sa bukur Mario, marshallah sa bukur. "Luiza" nga po e ben kete koment? Nga pallati i kongreseve apo keni nderruar zyra? eeeee
O Luciano boksieri o hunderr po lideri 80 vjecar i vicidolit eshte bere si Hu Xhintao i PK kineze qe e nxorren per krahesh nga kongresi i partise dhe i thane shko ne shtepi se koha jote ka mbaruar. Prandaj dhe perbindeshi.i vicidolit pas pordhestes se 11 shkurtit do shkoje ne Lales e nuk do dale me ne skene se la nam.