Protesta e 11 shkurtit për çështjen McGonigal? Kulluri: Thellë është stresi i “non-gratës”, kërkon rol drejtues në PD për interesa personale

10 Shkurt 2023, 12:10Politika TEMA

Protesta e 11 shkurtit për çështjen McGonigal? Kulluri:

Analisti Edvin Kulluri ka folur për protestën e thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha si edhe për situatën ku ndodhet momentalisht Partia Demokratike.

Sipas Kullurit çështja McGonigal për t’u ngritur në protestë është formale, pasi kjo çështje ka më shumë pikëpyetje se siguri, e gjitha sipas tij është stresi i non-gratës. Kulluri shton se PD nuk sqaron dot se çfarë revolucion dhe çfarë rebelim.

“Formalisht është McGonigal, e cila sot ka më shumë pikëpyetje se siguri.  Nuk është proporcionale protesta kur nuk kemi siguri juridike. Ka edhe arsye të tjera. Rritja e çmimeve e të tjera. Shiko 10 vite në qeveri  janë shumë.

PD nuk sqaron dot çfarë do me thënë revolucion dhe çfarë rebelim. Thellë thellë, problemi i Rithemelimit është stresi i non gratës.  Këto protesta duhet të ngrenë një pyetje për PD, a shtojnë vota?

Një nga arsyet e protesta, është imponimi që kërkohet t’i bëhet KQZ, që është shumica. Por, ka një problem, kjo pjesa tjetër nuk është e detyruar t’i bashkohet,” tha Kulluri  në studion e Tirana Live në ABC News.

Lidhur me skenarin e protestës së nesërme dhe deklaratës së Berishës se do të jetë e njëjtë me protestat e tjera, Kulluri theksoi se ata të janë paqartë pasi nuk kanë një projekt politik. Për Kullurin, Partia Demokratike në këto momente duhet të ishte në fushatë dhe jo në sheshe.

Kulluri shtoi se nuk di ende pse Berisha duhet të dalë në protestë, pasi sipas matjeve të besueshmërisë, PD nuk ka asnjë shans të rrëzojë qeverinë.

“Unë nuk e di as vet pse e bën protestën Berisha.  Me këtë matje të opinionit publik nuk ka gjasa për ndryshim. Sot PD duhet të ishte në fushatë, jo në sheshe. Berisha u rikthye pas përjashtimin nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha, këtu fillon dhe mbaron historia.

Ai kërkon të këtë rol drejtues në PD, për projekt personal dhe jo projekt politik. Kjo nuk përputhet me interesat e shoqërisë shqiptare. Çfarë janë demokratët? Kavja elektorale? Jo. PD ka 11 vite që nuk mendon me politikisht. 

Ka një problem. Paqartësia është se nuk ka një projekt politik. Çfarë do të bëjnë, do krijojnë trazira? Nuk bën dot trazira se nuk ka mbështetje. Sepse kjo është lëvizje e gabuar.

Në vend që të kandidatët të merren me organizmin e një projekti, merren me organizimin e protestës. Ka ndryshuar kryetari, por jo mënyra se si funksionon PD-ja,” u shpreh Kulluri.

I pyetur në lidhje mundësine e krijimit të trazirave ditën e nesërme, Kulluri tha se ka frik se do të ketë edhe pse kjo sipas tij as nuk e ndihmon dhe as nuk e penalizon PD.

“Kam frikë se po. Nëse do të ketë as e ndihmon dhe as e penalizon. PD duhet të ishte në fushatë. Nuk është kjo mënyra se si bëhet politikë. Kjo retorikë e dhunës i largon njerëzit reacional,” përfundoi ai.

3 Komente

  1. E
    Erla Mehili nga sekretare e Berrishes ne modersat

    Mbiemri Kulluri i Kulluar ne mendime i turbullt o bufe pulash non grata deklaron : Edhe nese humbe ne zgjedhjet lokale ( e di qe do humbi )nuk iki tani ose nuk degjon ose nuk kuptone ose ke probleme shendetesore ooooo je taliban i sheqerorur si dikur Gjekmakaj

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Kullur e di zotrote qe sot nuk ke shans te maresh nje vendim gjykate? E di zotrote qe arbitrariteti eshte shtuar nga administrata se e dine kte dhe jane leshuar ne papergjejshmeri. Ketyre si do ja bejme? Nuk qeveris Berisha o Edvin.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni e trashe si Eni vasili

        Eni kur ngateron k..in me dollarin eshte probleme c'lidhje ka qeveria Rama me gjykatat me drejtesin !!! ju me kujtoni Ezopin qe i dhane lirin por nuk e donte se ishte mesuar skllave.... zonje je mesuar ne diktature nuk je akoma capable te dalloshe ndarjen e pushtetit te duhet kohe vite ndoshta dhe kur te vdeses nuk do ta kuptoshe kurre

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje