Mbrëmjen e djeshme u publikua puntata e dytë e emisionit “Report” në televizionin shtetëror italian RAI 3 për qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin dhe krimin.
Këtë herë akluzat ishin drejt kryeministrit Edi Rama dhe jo vartësve të tij, teksa edhe kreu i qeverisë shqiptare ishte pjesë e dokumentarit përmes një interviste me regjistrim.
Gazetari italian i emisionit “Report” Giorgio Mottola kishte arritur të merrte në intervistë me kamer të fshehtë ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Ishte vetë Ahmetajt, i cili ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ai i cili hedh akuzat më të forta drejt këtij të fundit për lidhjet me krimin.
“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar”, deklaroi narratori i emisionit “Report”.
Në intervistën e dhënë për gazetarin italian, Ahmetaj deklaron se ka qenë i vetmi në kabinetin qeveritar, i cili ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit. Sipas ish-nr.2 të Qeverisë, Edi Rama justifikohej duke iu përgjigjur se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.
Gjithashtu, Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta se grupet kriminale, përmes përfaqësuesve të tyre, arrin të marrin tenderat publik. Gjithashtu, Ahmetaj deklaron se krimi i organizuar pastron paratë e drogës së shitur në Europë përmes kullave të ndërtuara në Tiranë.
Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës deklaron se kreu i qeverisë shqiptare ka caktuar Ergys Agasin, për t’u koordinuar me grupet kriminale, teksa më pas, sipas Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i përdor përdor për zgjedhje, madje duke i pritur për takim edhe në Kryeministri.
“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë? Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Arben Ahmetaj në rrëfimin për emisionin Report” të RAI 3.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në intervistën e dhënë për gazetarin Giorgio Mottola, kërkoi të shmangte akuzat e Arben Ahmetajt, duke deklaruar se ish-bashkëpunëtori i tij, nuk duhej të merrej seriozisht, edhe pse ai i ka dhënë postet kyçe në Qeveri.
Mottola: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?
Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.
Mottola: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.
Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.
Mottola: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.
Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.
Krye hajduti e krye krimineli Ahmetaj akuzon Edin.....gabimi me i madh dhe skandaloz qe do ti mbetet njolle Rames ne nje kohe kur mbare populli majtas e djathtas ulërinte TIGRI,TIGRI,TIGRI hajduti ky me kokëfortësinë e tij e beri zv.kryeminister dhe i besoi fondet e tërmetit.Ky nuk eshte gabim por faj prandaj duhet zbardhur.
O Gaspër, gazpaç! I kemi thënë dhe i themi artistit, për tigrin prej letre qysh kur... Pale kur i besoj dhe gjithë fonder për rindërtimin nga tërmeti ... I vare ujkut, mëlçitë në qafë ! Si mendon ti se nuk e dinte Edi kush ishte Ben Ahmetaj ??? Po kështu i themi edhe tash e do kohë: " Kujdes Bela-në se është edhe më bela se bën tigrushi... Kjo të çon në konkluzion se marrëveshjet janë të qarta. Kur të plasin skandale kryeministri nuk di gjë. As për Ben-tigrushin, as për Bela-në, as per Beqajn, as per Xhaçkën, as për Ogertën, as për Tao Morin, as për Damon, as per Erion Çerin. Gjithë ato shërbime dhe kryeministri është më i padituri në botë...! Gasper mos harro atë që thotë populli! Peshku qelbet gjithmonë nga koka...
Tigri eshte ne rampage se ka rast te marre me vete kush ti dali para dhe ne vecanti me te gjatin ka rast te hakmerret pa meshire lol Guilty until proven not guilty verdict tashme ka per te qene summer hit per te pakten nja 3 muaj deri sa SPAK te rrasi mrena fshatarin e skraparit me gjithe baxhellen e vet dhe hapi rrug lali erit qe i gjati me kurbanin e rradhes te pastroje ndergjegjen e baltosur nga tigri i anglishtes lol
Arben Ahmetaj,harram e past besimin qe i ka dhene Edi Rama duke e ngritur ne disa poste te rendesishme. Tani qe ra nga ffiku per faj te vetes se tij,del e shpif se gjoja jane te verteta. Keto jane shpifje te Arben Ahmetaj. Tani mahana duan portalet dhe analistet si te Grida Duma,Eni Vasili,pale pastaj te syri etj. Ahmetaj e ka renduar shme Edi Ramen me keto shpifje.
Bobo per te marre azilin politik sajon thashetheme Mire ja ben Rames kur beri mesuesin e anglishtes Zv kryeminister per ekonomine Mendoje vetem per ekonomine e tij personale!
Do me thene qe ty ta vret llogjiken mesuei i anglishtes zv-kryeminister, por nuk ta vret llogjiken mesues vizatimi (edhe piktor po e deshe) Kryeminister?
Arben Leshi, duhej të qëndronte në detyrë dhe t'i thoshte këto gjëra e jo të ikte si nje dezerter dhe nga azili të shesë përralla.
Kaçanik kështu është mafia. Të penduarit ja bëjnë gjithmonë "gropën". Dhe mos harro se Ben tigrushi po flet shumë pak... Aq sa ti japin azil dhe të mos t'a ekstradojnë... (Duket se Rama këtë do). Duket sikur i thotë: Po mbylle gojën o hale, se na fundose të gjithëve. PS do të vetë-shkatërohet se sa për atë mortjen majë ballkonit, kanë 200 vjet emër!
Rama jo vetem qe i pret kapot e krimit dhe gjithe llumin dhe zombit qe pine gjakun e te gjitheve, por edhe ndan me ta parate, pazaret dhe cdo gje tjeter te piste qe ndot kete vend prej vitesh
Nuk pret drejtues te Mafies ne zyre ky Fortndershmeria e tij Rama...ky e shumta ka futur Mafioze ne Parlament si Ligjvenes (kallepi i Mark Frrokeve, Ben Ndokeve, Mand Prengeve, Rrafmonit Rrajes etj) apo ca tjere neper Bashki (si Gimce Kajmakerine) por dhe keto pa i kaluar nga zyra e tij!
Per te gjithe komentuesit e mesiperm: U çfryte tani? Vrap sot aty nga akshami e mburrjuni kanibalit te kopshtit zoologjik qe kafazin e ka ne katin e tete dhe merni bekimet e tij. Te gjitheve ju flet bytha se koken e kane me qera
m** i zbukuruar me lule kjo pseudodemokraci e jona... Mafia ne cdo qelize te shtetit dhe ne te gjitha partite, prandaj ikin njerezit... kolera eshte kudo.
Megjithe sharjet e juaja per Edi Ranen dhe jo per Sali Mutin qe ka Vea me mijra Shqiptar(mos harroni vetem 97, mbi 6000 Te Vrare nga armet e Saliut),une ju them:Edi ka shume gabime por nuk eshte Vrases si te tjeret:Dhe e fundit!Kur shikoja surratin e Arben Ahmetajt duke Ngrene Spageti ne Zvicer ne nje Restorant Ndoshta te Mire,me vjen keq per disa te mesiperm qe merren me Edin dhe jo me Ahmetajt.Arben Ahmetaj ishte Vegel e Ilir Metes brenda ne Qeveri,edi Rama e kuptoi por e boni si Gamori qe e kuptoje i fundit.Megjithate mua me Interesone te Denohen Vrasesit,dhe ata jane Sali Berisha dhe Ilir Meta,sa per Korrupsionin madhor qe thone keta te RAI 3,shkoni ne Itali dhe merrini me emra ku Gjysma e te gjithe Politikaneve dalin te kidhur me Mafiozet.Vete Berluskoni dhe Andreoti,Craksi dhe deri Fini kane bere Burg ose jane Njerez pa Surrat .Mos u merrni shume me Edin,ka bere aq sa ka mund ne nje Popull qe prodhen Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta.
Sa pak ose sa shume jane tallur e tadhen politkanet e shkerdhatodemokracise shqiptare me keto pak fakte qe transmetoje RAI 3. E ndoqa te plote dhe pak a shume jam ne nje linje me ato c'ka u thane per politkat, shtetin shqiptare dhe shkallen e markotrafikut . Pa dyshim qe shqiptaret do ti perjetonin dhe i perjetojne keto mardhenje te vendosura pas rrezimit te komunizmit shqiptare.Te ardhur nga hici ne pushtet, ne cdo vend te bote,kane perdorur metoda te tilla per tu pasuruar e mbijetuar Por tek ne u favorizuan dhe nga orjentimi i teorise Zero . Zerot nderruan vendin me shifrat duke permbysur te gjitha raportet ne ekonomine shqiptare te shpartalluara qellimishte . Padyshim do kishim padron te rinje qe fshiheshin ne "Keshtjellen prej graniti" te komunizmit shqiptare . Shrohet pyetja me te drejte jo vetem nga kjo Medje e huaj RAI 3, por dhe nga shume te tjere, qe jane ballafquar me realitetin shqiptare .Si mundet nje shtet i shpartalluar Zero ,brenda nje kohe te shkurter ,ku nuk prodhonte azgje, vecse konsumonte rezervat dhe ndihmat humanitare ,te arrije sot te behet konkuret potent ne Rajon . Vetem pamjet filmike te kryeqytetit Tirana sfidojne shume vendas e te huaj ne ditet e sotcme . Pa e vene ne dyshim keto jane ato metoda, te shume vendeve te botes kapitaliste, qe jane marr me rruget e dyta apo te treta te zhvillimit. Me kete reahatohemi e jemi te qete dhe ne shqiptaret. Ne boten e ujqerve po nuk ulurite e bere si ujku nuk egziston .Kjo me pelqen dhe mua pamvarsishte se si perkas kesaj klase qe sot pasurohet e sundon mbi ligjet dhe konceptet e zhvillimit ekonomik ,teknologjike, kulturor e shoqeror . Ajo qe me beri te ndihem keq ishin intervistat e dhena nga shqiptaret ku hapen barkun e pislleqeve qe kemi brenda . Pamjet e Ahmetaj duke ngren spageti dhe ato dhjetra apo qindra shishet me verera ,me lane pershtypjen e nje mafjozi kalibri .Ishte shume e peshtire menyra se si e dha intervisten para gazetarit te RAI 3.Ai si dhe shume nga ata qe u permenden din shume dhe do te ishte ne te miren e Drejtesise shqiptare te dalin para gjuqit e jo te meshihen apo te s arratisen sic ka ndodhur . Rames kjo i bene nder .Ndoshta dhe shume te tjerve, qe nga ai i ballkonit e deri tek segmentet ne sherbim te krimit te organizuar . Nuk eshte vetem Rama qe u godite ne kete studjo te RAI 3.Jemi te gjithe ne shqiptaret ,qe sic eshte shprehur Presidenti i Frances , Makroni.Ne nuk fusim shqiptaret e rebeluar dhe mafjoz te na shkaterrojne BE. Ky eshte nje penalizim qe e kemi dhurate nga politkat e ndjekura dhe paaftesija e shteti ,klases intelektuale e gjithe shoqerise, per tu integruar ne boten e qyteteruar . Me sharje te ndersjellta , hajdutlleqe e krime te peshtira ,jo qe si perkasim Evropes ,por rrezikojme qe ata te na penalizojne me thell si na bllokoje sistemi komunist i Hoxhes . Jo t'ja varim SH.B.A e Aleatve detyrat tona ,por ti pervishemi punve te rrezojme keto metoda mafjoze, qe kane lulezuar tashme e jane realitet.Kohen e humbur, per tu sheruar ,do ta paguajne shume shtrenjte brezat qe do te vijne . Duhet nxjerr urgjentishte para gjyqit te populloit e gjithe kjo klase politke e te marri sejcili ate denim qe i takon .Nese s'ka forca sovrani ti mposhti i thoni lamtumire Shqiponjes dy krenare. Bojkoti i cdo inisjative qe nuk sjell ndryshim duke e filluar me ate elektoral e me pas te pershkallzohet ne cdo qelize te strukturave te infektuar te shtetit e administrates ne teren . Nuk mund ta mbajne ne kurrize kete gjendje shqiptaret, qe vazhdojne te enden te percmuar neper bote . "E stato albaneze . Gamoto alvano .Fuck you mankey" e te tjera qe i degjojme ne Tv e botes.
Ore si shum derra paska pas pylli I ktij.!!????♂️????????
Z. Ahmetaj nje pyetje: kur e paske ditur qe punoje nen urdhrat e nje KryeKrimineli si Ed Rama pse vazhdoje te punoje per te ?
PO I VJEN NGORDHJA BENIT!!!!!
Ben Ahmetaj ishte Njeriu Ilir Metaj brenda ne Qeveri.Ishte Ahmetaj qe i dha Dosjet e Inceneratoreve Ilirit dhe Monikes.Tani o Edi e dinte dhe e linte vete qe ta Derrmonte,ose Edi Rama eshte Idiot.Tani vendosni vete,por Ben Ahmetaj eshte nje nga gabimet e shumta qe ka Edi me njerezit ne pushtet.
Bej publike kamerat e kr.Ministrise po je I paster o mashtrus I korruptuar.Keto qe thote bythqiri Ahmetaj kane vite qe flitet neper Tirane,te gjitha jane te verteta.