Arlind Qori: Ideja e qeverisë teknike është ftesë për pazar

8 Janar 2026, 22:34Politika TEMA
Arlind Qori: Ideja e qeverisë teknike është ftesë për

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu përgjigj ftesës së kryetarit të PD-së Sali Berisha për t’u bërë pjesë e një koalicioni të madh të opozitës, duke theksuar se me krerët e PS dhe PD-së dhe me oligarkët nuk i ka bashkuar dhe as do t’i bashkojë asgjë dhe se koalicioni i vetëm është me qytetarët.

“Shoqëria shqiptare nuk ka pëfituar asgjë nga politika e pandershme dhe as nga politika e kompromiseve të pamoralshne. Mendoj se ato kanë qenë dhe do të jenë të dëmshme, fshehin interesat meskine të drejtuesve të partive për të bërë plaçkë.

Ideja e qeverisë teknike, është ftesë për pazar.

Mendoj se në të gjithë ftesat e Berishës, ftesën për “Lëvizjen Bashkë” e ka paraditur se do ta refuzonim, bëhet fjalë për parti fund e kryer të korruptuar, parti ku drejtuesit janë objekte të hetimeve dhe parti sevile të oligarkisë.

Ajo që më bën çudi, është që të ndikuar nga pozicioni i “Lëvizja Bashkë”, edhe parti që kanë dalë ose nga partia e Berishës ose nga çadra e Bashës, kanë refuzuar Berishën.

Berisha dhe disa parti të vogla janë në koalicion për Bashkinë e Tiranës, mbështetëse të Florian Binaj, de facto kandidat i Berishës.

Ne me Berishën, Ramën, oligarkinë ekonomike nuk ka bashkuar asgjë dhe nuk do të na bashkojë ndonjëherë.

Po organizohemi për protesta të reja përpara Kuvendit të Shqipërisë, që kërkojnë shkarkimin dhe heqjen e imunitetit të Ballukut dhe shkarkimin e Ramës.

Mendoj se na duhet bashkimi i qytetarëve të ndershëm, përmes një alternative që reflekton të kundërtën e asaj me të cilën jemi mësuar, pazaret.

Unë sa herë kam mundësi do t’i bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen aksionit tonë protestues ndaj një qeverie të korruptuar dhe të diskretituar. Kryeministri de facto është Balluku, sepse Rama ka marrë rrugët e Evropës.

Në kohën e krizës më të madhe, Balluku po drejton vendin”- tha Qori.

2 Komente

  1. l
    lexuesi

    Une nuk jam me Qorin por ai ka plotesisht te drejte Sali plehu do t'i fusi ne ulline e tij keto parti te vogla dhe te vazhdoje si me pare...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kulla

      Sales badhke me rracen e tij IDB-iste po i tunden ,mbase,ai e kupton e di me mire,byzylyket(jo te arte e te argjende)e kerkon te mcifet pas Qorrit te ndershem e qe ben lufte per nje kauze,(keshtu mendon e thote Qorri) Por hileqari ,komunist-spiun i agjenturave,kopili i serbit ka 30 vjet e ca qe mcifet mas gaxhoit,kujt tja fusi me shume,,,,,,,,NAC nashti Serverat qenkan ne vend edhe pse ja fshiu cunaku i IT!!! Hajt per mbare e hajer kete radhe shembull Pinoceti!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje