
Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, vjen një reagim dhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Tabaku përshëndet arrestimet e SPAK, e thotë se duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.
''Historia e koncesioneve shqiptare që individë me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë me plusin e vetëm se kanë lidhje me qeveritarë dhe kështu arrijnë të fitojnë koncesione multimilionë euro është e vërteta e korrupsionit!
Inceneratorët, kontratat e koncesioneve të rrugëve të florinjta apo dhe koncesionet e shëndetësisë ku më e “shkëlqyera” ndër to është sterilizimi. Si shembull më i mirë që nga llaçi dhe tullat shkon tek shëndetësia sepse pronari i koncesionit është i lidhur me qeveritarë. Kështu u fituan 100 milion euro nga buxheti shtetit dhe kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve!
Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.
Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë.
Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë!''- shkruan Tabaku.
Po per ty kur do te veproj spaku prr djegsat sepse ti ke qene nenkryetare bashkie bashke me lukushin kur i keni bere ,ti je kokra e hajdutes trego ku i gjete eurot qe ke vilen dhe prona te tjera .
Oj Kare, e kupton qe i ben Reklam Rames dhe Ripjelljes se tij. Ne Kohen e qofte largut Berisha dhe tenden kur ishit ne Pozit, nuk Guxonin te ju permendej Emri, dhe jo te hetohej apo Arrestohej kushe per Korrupsion. Keni bere dhe Vrasje ne mes te Dites, para shume Syve dhe Kamerave, e prap nuk ju prekte kushe. Prandaj edhe pse Ripjellja e ka mbyt me Injorante Administraten, edhe pse Korrupsioni eshte shume i madhe, prap Ripjellja eshte vite Drite Large Rekordeve Kriminale, Korruptive te dyshes Mafioze Berisha- Mutaj. Populli ka Zgjedhur te te Qeveriset nga Intelektual te Korruptuar ( Ripjellja) , Dhe jo nga Injorante te Korruptuar qe edhe te Vrasin ( Opozita) .
Mire e the moj Jorida mire e the, por kujt ja the! Po nuk u ngrit populli dhe ti fuse ne kazan plehrash te tere politikanet e korruptuar, gjykata dhe prokuroria kane qene, jane dhe do te mbetet vegel e pushtetit. Me vjen keq per mediat qe jane bere pjese e kesaj loje. Ti duhet te jesh ne krye te PD-se dhe jo ata halabaket e tjere qe i mbajne ison njeri tjetrit.
Tabaku ose sic thirret ndyshe "Laraska e Tropojes", edhte fytra shume e zeze ka perfituar toke tek Sport Klub Patrizan ka ndertuar pallate , njelloj si dhenderri i Saliu JamSerb Maltezi. Kjo eshte zedhense reale e interesave te Familjes Berisha dhe ndonje Tropojane qe ajo e din vete shume mire.