Genc Pollo: Si Fredi Beleri, Rama mund të arrestojë edhe Sali Berishën

17 Gusht 2023, 10:27Politika TEMA
Genc Pollo: Si Fredi Beleri, Rama mund të arrestojë edhe Sali

Genc Pollok a bërë një shkrim tip opinion për arrestimin e Fredi Belerit. Arrestim, që si të gjithë në “Foltore”, e konsideron skandal.

Madje arrin deri aty sa e quant ë burgosur politik.

Sipas Pollos, Edi Rama nesër mund të arrestojë edhe kandidatin për kryeministër të opozitës.

“Në të vërtetë, nëse Rama, pa hasur probleme, mund t’a arrestojë Belerin e t’a shkarkojë si kryetar bashkie, asgjë nuk do ta pengojë atë të përsërisë të njëjtin truk me kandidatin për kryeministër të opozitës në zgjedhjet parlamentaretë radhës nëse ky i fundit do të kryesojë në sondazhe.

Prandaj precedenti Beleri meriton më shumë vëmendje dhe angazhim se sa ka marrë deri sot. Dhe në protestën e himariotëve pro kryebashkiakut të tyre nuk lipsej të mungonin titullarët e opozitës politike”, shkruan Pollo.

Shkrimi i plotë i Pollos

Përkufizimi standard i të burgosurit politik është “Dikush që e burgosin për veprimtarinë e tij politike. Veprimtaria politike nuk është gjithmonë arsyeja zyrtare e burgosjes”. Me këtë përkufizim  Shqipëria sot e ka një të tillë.

Fredi Belerin, i cili në maj të këtij viti kandidoi për kryebashkiak të Himarës i mbështetur nga opozita, i përshtatet shumë mirë këtij përkufizimi. Mediat janë plot me deklarata e replika të qeveritarëve grekë e shqiptarë që përmendin emrin e tij.

Megjithatë, paraqitja mediatike e rastit Beleri si një çështje dypalëshe shqiptaro-greke është keqorientuese: çështja Beleri është një problem serioz i të drejtave themelore të njeriut (habeas corpus), i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë për Shqipërinë. Pavarësisht nëse për të interesohet ose nuk interesohet Greqia apo Bashkimi Evropian.

Beleri ishte si kandidati sfidues i kryebashkiakut socialist dhe kryesonte qaratazi në sondazhet e opinionit në Himarës. Kjo ishte mesa duket arsyeja pse Edi Rama e sulmoi atë personalisht dhe vrazhdë, si asnjë kandidat tjetër të opozitës. Megjithatë Beleri vazhdoi të kryesonte dhe përfundimisht e fitoi garën. Ai mësoi për fitoren e tij në një qeli burgu.

Beleri u arrestua me akuzën e blerjes së votës. Në dekadën e fundit, blerja e votave është kthyer në një gangrenë në zgjedhjet shqiptare dhe në një shqetësim të vazhdueshëm sipas raporteve ndërkombëtare të monitorimit ndërkombëtar të OSBE-së. E vërteta është se blerja e votave është një specialitet i partisë në pushtet për shkak të parave të publike të grumbulluara  dhe të ardhurave nga kriminaliteti.  Opozita është margjinalizuar, madje edhe e privuar nga instrumentat  ligjore rutinë (financimi i fushatës dhe përfaqësimi në administrimin e votimit) përmes marifeteve administrative.

Megjithatë, asnjë kandidat i partisë në pushtet nuk është hetuar aq më pak të arrestuar apo paditur për akuza të tilla.

Arrestimi i Belerit ndodhi mbasi policia pajtoi një person me preçedentë penalë i cili i premtoi se do të gozhdonte Belerin për blerje votash (policia nuk e përdori  një teknikë të tillë për kandidatë të tjerë, pavarësisht provave të shumta). Aktakuza e paraqitur nuk tregon asnjë ndërveprim mes Belerit dhe “personit të infiltruar”.

I gjithë procesi policor/prokuror/gjyqësor është shenjuar nga shkelje të Procedurës Penale. Beleri ndodhet ende në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, që pati një takim me të infiltruarin policor është lënë i lirë. Sipas ligjit, Beleri duhet të bëjë betimin për kryetar bashkie brenda tre muajve nga zgjedhjet. Ai nuk mund ta bëjë këtë ndërsa është në burg dhe gjykimi në themel i çështjes mund të zgjasë më shumë se një vit. Rama duket se synon anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.

Duhet të ketë një arsye pse Rama u investua personalisht në një sjellje kaq të rrezikshme duke shkelur normat ligjore dhe demokratike që ai nuk i kishte shkelur ende (dmth. arrestimin e kandidatëve të opozitës gjatë fushatës). Shpjegimi i qartë është qasja e babëzitur ndaj zhvillimit të bregdetit të detit Jon me Himarën që administron pjesën më të lakmuar të tij.

Një grup oligarkësh rreth Ramës e kanë ndarë mendjen për të rrëmbyer tokën (plazhet dhe shpatet e kodrave) që i përket normalisht  banorëve vendas për të zhvilluar resorte turistike. Ata përdorin agjencitë shtetërore për të detyruar pronarët të shesin trojet për një kafshatë goje. Ka pasur raste të rrëmbimit të tokës përmes zyrtarëve të kadastrës duke falsifikuar dokumentet e pronësisë.

Ministrja e Jashtme e Ramës është kapur në një skandal (korrupsion ose  konflikt interesi) teksa ka përdorur burimet shtetërore për të favorizuar investimet e familjes në një hotel në Himarë. Ndërkohë që shumica parlamentare po bllokon hetimin e opozitës dhe po injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Beleri ishte zotuar vazhdimisht se do të përdorte pushtetin e kryebashkiakut për të penguar praktika të tilla grabitqare dhe korruptive. Duke pasur parasysh kompetencat bashkiake në planifikimin urban, ai do të kishte kompetenca dhe mjete për t’a  mbajtur këtë premtim. Kryebashkiaku socialist përkundrazi i ka përmbushur përherë dëshirat e qeverisë Rama dhe oligarkëve të ndryshëm.

Duke qenë se Beleri është me shtetësi të dyfishtë, ka pasur protesta sistematike greke duke filluar me kryeministrin Mitsotakis që nga dita e arrestimit të tij. Kjo ka bërë të mundur që Rama të gjegjet me tirada “patriotike” kundër “ndërhyrjes greke”. Megjithatë, përpara fushatës lokale, Mitsotakis vizitoi bashkitë e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut i shoqëruar vetëm nga Rama dhe zyrtarë socialistë. Kjo përkrahje mori “shpërblimin e merituar” duke arrestuar Belerin.

Parlamenti Evropian më 11 korrik 2023, në rezolutën e miratuar me konsensus për Shqipërinë: “…shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë Himarë, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve bashkiake të majit; ky arrestim cënon prezumimin e pafajësisë dhe parandalon kryebashkiakun e zgjedhur që të marrë ofiqin pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite; nënvizon se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e zvarritur të pronave … në zonën e bashkisë dhe me akuzat për interferenca nga shteti”.

Komisioni Evropian ka heshtur deri më tani për këtë çështje, përveçse ka thënë se po monitorojnë çështjen gjyqësore. Nënkryetari i tij Margaritis Schinas ka bërë deklarata të mprehta, por ato duket se janë në linjë me njoftimet për shtyp të zyrtarëve të tjerë grekë. Megjithatë, Komisioni ka shprehur shqetësim për raste të ngjashme në vende të largëta që nuk janë (nuk mund të jenë) kandidatë për në BE. Në qasjen e tyre formaliste, ata nuk duhet të flasin për një çështje gjyqësore në një shtet kandidat deri në një vendim përfundimtar. Që presupozon një gjyqësor që funksionon normalisht. Kjo përshtatet në narrativën e Komisionit për “progresin e vazhdueshëm” të Shqipërisë si vend kandidat, pavarësisht shkëputjes së kësaj narrative nga realiteti.

Çështja Beleri do të jetë një letër lakmusi. Jo thjesht për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë apo për avancimin e saj drejt Bashkimit Europian, por kjo çështje do të testojë shkallën e tolerimit të arbitraritetit nga një sundimtar autoritar që ka përqendruar dhe personalizuar pushtetin qeveritar.

Në të vërtetë, nëse Rama, pa hasur probleme, mund t’a arrestojë Belerin e t’a shkarkojë si kryetar bashkie, asgjë nuk do ta pengojë atë të përsërisë të njëjtin truk me kandidatin për kryeministër të opozitës në zgjedhjet parlamentaretë radhës nëse ky i fundit do të kryesojë në sondazhe.

Prandaj precedenti Beleri meriton më shumë vëmendje dhe angazhim se sa ka marrë deri sot. Dhe në protestën e himariotëve pro kryebashkiakut të tyre nuk lipsej të mungonin titullarët e opozitës politike.   

16 Komente

  1. A
    Anila!

    Ky Pollo eshte sinonim i Grekut me te keq Shqiptar!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhoshi

      Po ku ka kullotur ky kuqua deri tani ? Ç'beri vaki qe i del ne mbrojtje Saliut te Viçidolit , apo do mbeshtetur se po afrojne zgjedhjet dhe my ka qene nga keshilltaret e pare te tij . Me vone u ndane , nxoren koburet bashke me Tritanin e preshit , po nuk ju shkrepen dhe u bashkuan prape. Nuk ka me te poshter se sa keta kuqot . Nje thenie popullore thote qe kuqua me i mire ka q..e babane ne sume . Nga ajo rrace eshte dhe ky.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pjeter

      Genc sorra, hajvan me dy kembe, Rama me Spakun e tij personal arreston ne radhe te pare bashkepuntoret e tij me te ngushte??!!! Si nuk e kuptoni qe jeni jashte c'do llogjike per kedo qe ju njef e u degjon te flisni???!!!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Të drejtë ka Pollo.................... . Edi Rama mund ta arrestojë kandidatin për kryeminister, edhe nëse ky është Sali Berisha, dhe në se ky do të kryesonte në sondazhet e bëra para zgjedhjeve............................................................... Mirëpo kjo nuk do të ndodhë kurrë............ . Nuk do të ndodhë kurrë që kandidati i opozitës të kryesojë në sondazhe........

        Përgjigjjuni
        1. p
          pinokio

          I pritshëm, i neveritshëm,një shkrim nga hiena gjirhmonë brënda PD-së,kuqi Polluqis. Pa komenruar përmbajtjen e spërdredhur dhelparake, shkrimi ka një të vërtetë të madhe. Rama prej kohës, këtë “truk” duhet t’a kish bërë për Saliun të parin,ty të dytin e shumë të tjerë pas. Por me sa duket ai i “i gjati”,është më demokrat se të fjirhë ju të marrë sëbashku.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pilo Lala

            Ne momente delikate , del agjenti Greqise Pollo, nje legen , por qe i duhet Grekerve si Kal Troje ne kampin e Saliut.

            Përgjigjjuni
            1. E
              ELEKTORATI GRI

              Ky na qenks Genci qe dhiste dhe vazhdon te dhjese gjak nga Sali Berisha turperove Stefanaqin duke nxerr vetem vrer per popullin qe ju besoi .e 1991.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Genc Pordha ( Pollo ) , nje Spiun Sigurimi si Babaj vet Stefanaqi te neveritshem. Shume ka vjedh ky Spiuni ose sic e quajne HIENA. Spak pse e ka kaq frike ......?????

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Melyshi

                  Genc Pordha ( Pollo ) , nje Spiun Sigurimi si Babaj vet Stefanaqi te neveritshem. Shume ka vjedh ky Spiuni ose sic e quajne HIENA. Spak pse e ka kaq frike ......?????

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Melyshi

                    Genc Pordha ( Pollo ) , nje Spiun Sigurimi si Babaj vet Stefanaqi te neveritshem. Shume ka vjedh ky Spiuni ose sic e quajne HIENA. Spak pse e ka kaq frike ......?????

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      romeo

                      Cudi.... mua nuk me shqetson shume fakti , qe Beleiri bleu votat ..por 1.- Ai tha se do te helenizoj Himaren. 2. Si patrioti Berisha me shoke e tjere te PD ,, nuk e denojne kete rast???!!!! ( apo se ishte canditati tyre).. Kesaj i thone qe PD vendos interesat e saja mbi ate te Kombit, kur vjen puna edhe per ato interesat personale..skeni pik morali ..

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ushtari.

                        E pollo apo pordho po ja ndjell doktorit.Po ta mari vesh doktori ta futi koken ne hale.O doktor ce mban pas vetes kete dhi shyte shife ca surrati ka o doktor.Paj zotin ku i ke gjete me qiri dylli i ke kerkuar e mezi u ke gjete.Ah po jane ata te kastes pretorjane kete.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          AsD

                          NUK E KUPTOJ KETE LLOGJIKE. DMTH NESE JE KANDIDAT I OPOZITES PER KRYEMINISTER DHE SHKEL LIGJIN NUK DUHET TE ARRESTOHESH SEPSE QUHET SULM NDAJ OPOZITES!!! BEJLERI KA SHKELUR LIGJIN DHE KAQ. TE TJERAT JANE LLOGJE.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kanina e Ismailit

                            Dobici i Greqis ,muti i Sali Serbit! Mut I ATI, Mut I.biri, Mut ai qe beri t'ane!.. Kuqo i permetit, ashtu sic lekur muti gjyshi i tije ,historikisht ne sherbim te Athines! (GJYSHI I KUQOS KA VRARE DHE MASAKRUAR SHQIPETARE NE SHERBIM TE GREQIS)

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Ky kelysh thiu njeriu me bastard i polikes shqiptar , nje kelysh qe hubi 10 milioneuro ne ofshore , nje kurv burr qe nuk njef atdhe .

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                abc

                                Sipas zotit Pollo, Beleri nuk ka faj sepse: 1. Të gjithë vjedhin vota në Shqipëri, pra edhe Beleri duhet të lejohet të vjedhë! 2. Nuk është kapur asnjë nga pozita për vjedhje votash, paçka se nga pozita ish-zëvendës-kryeministri është në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e ca ministra, zv-ministra e drejtorë drejtorish janë nën hetim apo edhe të dënuar! 3. Procesi policor/prokuror/gjyqësor ka shkelje të Procedurës Penale. Shumë mire, zoti Pollo të bëhet avokat apo të pajtojë një avokat për zotin Beleri e t’ia paraqesë faktet e argumentat e tij. Po t’i ketë me bazë, një gjykatë shqiptare apo e Strasburgut do të reagojë. 4. Rama paska shkelur normat ligjore dhe ka arrestuar Fredin. Po! N.q.s. i ke provat e pakundërshtueshme për këtë, denoncoje zoti Pollo! 5. Parlamenti Evropian ka një rezolutë. Mrekulli! E pyeti ky Parliament qeverine shqiptare se si është puna? A ka ndonjë qeveri perëndimore që ka përkrahur Greqinë në këtë pike? 6. Rama ka fuqi të arrestojë këdo dhe ndoshta Berishën në të ardhmen?! Po e ka këtë fuqi! Deri tani ka arrestuar njerëzit e tij dhe madje edhe zëvendësin! Më në fund arrestoi Belerin, e po arreston ca ish-zyrtarë të tij nga mjekësia!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje