Audiopërgjimi i Gorresë, reagon Erion Braçe: Plehrat le të lehin, karvani ecën. Punonjësi i bashkisë tentoi të më godiste

16 Gusht 2023, 18:26Politika TEMA
Audiopërgjimi i Gorresë, reagon Erion Braçe: Plehrat le të

Deputeti i PS-së Erion Braçe, iu është përgjigjur banorëve të fshatit Grabian të cilët dy ditë më parë publikuan një audioincizim të një bisede me kryebashkiakun e Divjakës Josif Gorrea, ku ai i quante k*rva.

Në një shënim në Facebook ish-zv.kryeministri shkruan se ‘plehrat le të lehin, karvani shkon përpara’ duke theksuar se kryebashkiaku Gorrea vendosi kapsulimin e mbetjeve duke u çuar ato në inceneratorin e Fierit, çka ka çuar në zero mbetje e mbeturina.

“Plehrat le te lehin, karvani shkon perpara! Prej dates 4 gusht, zero grame mbetje-plehra, ne Grabian; cdo mbetje-plehra te cdo njesie te bashkise Divjake, eshte depozituar ne impiantin e Fierit! Ky eshte fakt qe askush nga “plehrat” nuk e thote! 

Kryetari i bashkise Divjake, Josif Gorrea, ka vendosur te mbylle vend depozitimin e mbetjeve ne Grabian; Ai ka vendosur te beje kapsulimin e plote te vend depozitimit ne Grabian dhe vend depozitimit ne fshatin Gur! 

Askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, nuk e mori nje vendim te tille; Perkundrazi, derdhi plehra ne to sa deshi! Keto jane faktet e punes dhe keto ju duhen njerezve” – shkruan Braçe.

Më tej Braçe sqaron edhe çështjen e audiopërgjimit të publikuar në media. Sipas tij telefonata është zhvilluar në datën 4 gusht.

Ai sqaron se ka kuptuar se ajo ka qenë ftesë për konflikt dhe i ka kërkuar kryebashkiakut Gorrea që të ndërpresë çdo komunikim me banorët.

Sipas Braçes, pas mbërritjes së tij në Grabian, një punonjës i bashkisë Divjakë ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar:

“Tani, dy fjale per lehjet e plehrave dhe nje audiopergjim; “AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur ne daten 4 gusht ne mengjes, pra as dje, as pardje, por ne daten 4 gusht; 

Ka qene telefonata e trete ne 10 minuta nga roja i fushes se mbetjeve ne Grabian; Teresisht i marre osh dhe nen ndikimin e nje punonjesi te bashkise Divjake, i cili prej ditesh refuzonte punen e tij dhe pengonte punen e kolegeve te tij;

Une kam qene ne anen tjeter te telefonit dhe kam kuptuar qe e gjitha ishte ftese per konflikt fizik ne Grabian, i kerkuar me ngulm qe nje jave pas dites se zgjedhjeve, organizuar cdo dite nga ajo dite me ngulm te madh; 

I kam kerkuar kryetarit te bashkise te nderprese komunikim me punonjesin dhe jam nisur per ne Grabian; kam qene aty pas 20 minutash; kam gjetur perballe pese punonjes te bashkise Divjake dhe 32 qyetare te ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km me e afert; 

Kam nisur te spjegoj hallin ne raport me impiantin e Fierit dhe menjehere kam kuptuar se sa i kishin genjyer njerezit;

(Po te degjoni audiopergjimin, dalloni zerin e heroit qe thote: thuji qe po sjell makina me plehra nga Fieri). 

Kam nisur te rrezoj genjeshtrat thene njerezve dhe aty ka nisur skenari i konfliktit fizik-heroi, punonjes i bashkise Divjake, ka ardhur drejt meje per te me goditur, nuk e lane te tijet;

U binda qe kryetarin e bashkise e telefononin per ta sjelle ne Grabian ne konflikt fizik, sic organizatori qe rri ne Divjake kish planifikuar dhe kerkonte prej javesh. Kam sqaruar njerezit deri ne fund…."

10 Komente

  1. B
    Bac u kry

    Po leh konia. Ja ngrohu xhepin Sifi kur debatoi me Taulantin per ta vendosur kete si kandidat ndaj leh Brace qenushi. Te qifte gomari ne bythe o EdRama qe nuk i ve vizen e kuqe ketyre haleve qe i quajne votuesit e tyre “kurva” dhe “plehra qe lehin” Erion Veliaj shume shpejt do i fuse manivellin EdGjatoshit dhe Braçe kones qe e ka qire ne bythe Namik Doklja ne kohen e ZP. Veliaj ka skuader me cuna e goca te mireshkolluar jo si ky gruaqiri Brace qe vidhte batanijet e konviktit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Braçe

      Shko mor majmun

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mal Cori

        Bac u kry, pse ka fjalë tjetër për atë që është kurvë, si mund ti thërrasësh ndryshe kurvës............................................................. .Puntor pastrimi të cilët me kryetarin e mëparshëm, mernin rrogën në bashki dhe mereshin me punët e bizneset e tyre....... . Kur kryetari i ri i vuri në rresht me lopatë në dorë, dhe pa se gjysma e ndërrmarrjes së pastrimit paguante njerëz kot, u revoltuan kurvat, dhe ju kundërvunë kryetarit të ri.............. . Sepse patjetër kush nuk punon do pushohet nga puna.......... . Ose jepi lopatës gjithë ditën, ose ha mut e llap gjithë ditën, por pirdhu nga puna.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alniku

          Okay ti je karakurvë Të fortëve i ka hikur koha dhe të shkruani për Braçen kështu ose jeni i pashkolluar ose jeni nga këta opozitar që z'dinë ku është shtëpia dhe vula.

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Mos doje të thoje "korrupsioni të ecë përpara"???

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toshe

            O Brace si ishte ajo qe the me lart, mbetjet jane depozituar ne impiantin e Fierit. Po ku ka impiant ne Fier mor mashtrus i qeverise. Mire qe nuk the i derguan per incenerim etj etj. Qeveri legene qe ka krijuar nje precedent kaq te rende abuzimi dhe mashtrimi si afera e inceneratoreve imagjinare sa nuk gjen ne bote kshu rasti. Pervec zimbabwe, te botes se trete.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Isa

              Erjon leri konet te lehin ate qe ke bere ti per fermeret e zones nuk e ka bere njeri.Para Erjon

              Përgjigjjuni
              1. G
                Geri

                Impianti i Fierit, inceneratori i Elbasanit jane ne funksion te plote. Mos lehni kot, mos mashtroni dynjane se karavani perpara do shkoje. Nuk e ndaloni dot. Me mire i vini veshin me kujdes audiopergjimit, ate beni.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Po mire kaq e pa mundur eshte te filmini inceneratorin e Elbasanit duke punuar dhe ta beni publike? Po inceneratori i Fierit pse nuk eshte ndezur akoma? Sa muaj kane kaluar nga afati?

                  Përgjigjjuni
                2. l
                  loni

                  Turp per ish -kryetarin ....12 vjet ne krye te bashkise dhe nuk e zgjidhi dot ceshtjen e plehrave ne Grabjan... tani per 2 muaj organizn falangat e tije te korupsionit qe te pengoje me se sben punen e kryetarit te ri!!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje