Hovenier: Amerika nuk mbështet “Shqipërinë e Madhe” e as “Serbinë e Madhe''

16 Gusht 2023, 16:57Politika TEMA

Hovenier: Amerika nuk mbështet “Shqipërinë e Madhe” e

Amerika nuk e mbështet idenë as për “Shqipërinë e Madhe” e as për “Serbinë e Madhe''. Ky ishte mesazhi i qartë që dha ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë një takimi me gazetarë.

Kjo deklaratë erdhi pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ngjalli vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, ku pasi u takua me faktorin shqiptarë atje u akuzua se promovoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Ndër të parët që e artikuloi publikisht këtë akuzë ishte presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili e cilësoi skandal vizitën e Kurtit në Tetovë dhe shfaqen e simboleve të “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin autoctonus.

Edhe vetë Dimitar Kovacevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e dënoi shfaqen e këtyre simboleve duke deklaruar se është në kundërshtim me ligjet e vendit të tij.

Pas këtyre akuzave, qeveria e Kosovës reagoi përmes zëdhënësit të saj, duke i konsideruar këto akuza të kota, pasi sipas tij është Vuçiç ai që po punon dhe insiston për botën serbe.

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Prezenca e Albin Kurtit ne Maqedoni, eshte per ti fryre zjarrit te percarjes qe ka nisur midis Partive Shqiptare ne Maqedoni. Te shkoje e te takoj nje zv. Minister, nje Kryetar Komune, eshte poshterim i Kosoves. Opozita e Kosoves duhet te shpejtoj te heqi Albin Kurtin nga perfaqesimi , sepse izolimi dhe erresira e Kosoves ka filluar, sa me shpejt te iki Albini, aq me shpejt do ndryshoje situata e Kosoves, dhe njohja e saj. Statusi i 4 komunave te Veriut do behet, eshte e njejta skeme si ne Kroaci, asnje problem nuk kane Kroatet. Kaposhi Albin duhet te behet pule, Kosova ka nevoje per nje tjeter drejtues te besueshem nga Amerika dhe Europa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje