Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do mbështesim çdo kandidat që do nxjerrë Rithemelimi

16 Gusht 2023, 14:30Politika TEMA

Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do mbështesim çdo kandidat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.

I pyetur nga gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë nuk ka pretendime për të nxjerrë kandidat, ndërsa theksoi se do të mbështesin kandidaturën që do të nxjerrë Rithemelimi.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutim. Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit.

Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar.

Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit.

Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij”, tha Meta.

3 Komente

  1. k
    k

    O fshatar robqire i degjeneruar dhe korruptuar, dorëzo gjënë e vjedhur popullit.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Nuk behet fjale gjithe populli i Kukesit ne rresht per te votuar per kandidatin e te fortit te pazarit te ri , qe spiunoi shokun e banges tek sigurimi shtetit dhe tani eshte shfryre si tollumbace pas deshtimit apokaliptik ne zgjedhjet e 14 majit dhe deshtimit spektakolar per rrezimin e Edi Rames nga pushteti pas gergufjes se madhe se per ceshtje muajsh ai do ta rrezonte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje