
Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka dalë me një njoftim lidhur me zgjedhjet për kryetar Bashkie, të cilat do tëm bahen më 24 shtator.
Me anë të një reagimi në “Facebook” dega e PD në Kukës ka apeluar për gjetjen e një zgjidhjeje gjithpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar.
Më tej në këtë reagim thuhet se koha për të sjellë ndryshimin në Kukës ka ardhur, prandaj të gjithë anëtarët , simpatizantët dhe votuesit të bashkohen për të bërë realitet këtë ndryshim të shumëpritur.
Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë në Kukës do të mbahen më 24 shtator.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
DEGA KUKËS
16 gusht 2023
Partia Demokratike Dega Kukës siguron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për angazhimin e plotë dhe të vazhdueshëm në funksion të interesit më të mirë të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës. Pas një kohe të gjatë përballje me antivlerat dhe imoralitetin nëpërmjet zaptimit të institucioneve shtetërore, Kukësit dhe familjeve kuksiane duhet ti kthehet shpresa dhe dinjiteti.
Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar.
Koha për të sjellë ndryshimin në Kukës ka ardhur. Ne ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tanë të bashkojmë energjitë dhe vullnetet tona për ta bërë realitet këtë ndryshim të shumëpritur.
Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin dhe një Parti Demokratike fituese, si e vetmja shpresë për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.
Partia Demokratike
Dega Kukës
Me mire nxireni si kandidat te papunin Sali Shehu te FRD qe ka nje particke me 2 antare, kryetar i vetshpallur Saliu dhe sekratarja. Beni sevap se eshte ne dite veshtira qysh se i vodhi celsat e zyres Bamir Topit dhe u vetshpall kryetar i Frd qe nuk mori asnje vote as ne zgjedhjet e 2019, 2021 dhe tani me 14 maj.
Shume i bukur Kukesi. Une propozoj te behet muze dhoma e Gjicit, ku i beri ajo gruja gojoren. Te vine turistet ta vizitojne.
Germoni gropat septike. Mbase gjeni diçka.