Kush e ktheu Himarën në një casus belli mes Tiranës dhe Athinës?!

15 Gusht 2023, 18:28Politika Ylli Pata

Kush e ktheu Himarën në një casus belli mes Tiranës dhe

Panorama më e qartë e Himarës dje në të gjithë atë tension politik mes Tiranës e Athinës, e cila kishte sjellë artilerinë e rëndë për të liruar Fredi Belerin, ishte natyrisht pjesëmarrja në miting.

Thuajse ineksistente, çka është realisht dhe politikisht e ngjizur ai artific që si kryebashkiaku i Athinës, ashtu edhe i Selanikut u përpoqën ta shtynin me zor. Siç edhe vetë dy politikanët e lartë grekë janë të sforcuar në narracionin nacionalisto-shovinist në kërkim të helenizmit në një tokë, ku helenët e helenizmi as nuk u afrua, 2500 vjet më parë kur ngritën kolonitë e tyre të njohur në tokat ilire : Dyrrahun dhe Apoloninë.

Gjithsesi në kohën kur historia dhe trashëgimia e antikitetit është kthyer më shumë në një tallava gjithologësh, në këtë rast ja vlen të ndjekësh racionalizmin apo zhvillimet më të fundit.

Tentimi i djalit të Dora Bakojanis, e nip i kryeministrit Micotaqis, Kostasit për të marrë mandatin e dytë në zgjedhjet lokale të tetorit, së bashku me inxhinierin Kostandinos Zevras, i cili deri me 2015 ishte socialist me PASOK e më pas kaloi me Nea Demokratian, duke kërkuar nipat e Sokratit e Aristotelit në Spile, duket më shumë material parodie sesa një qasje politike.

E në këtë skenar parodik, natyrisht kanë kontribuar më shumë thirrja e Ylli Manjanit për shpirtin luan të himariotit-një dibran i zbritur në Lezhë, apo Vangjel Dulen, një minoritar i Dropullit, që e shkërmoqi në mënyrë spektakolare një projekt politik inteligjent si PBDNJ-ja e Vasil Melos, thjesht nga mungesa e një vizioni politik, por kjo i takon një teme tjetër.

Himara, edhe pse ka qenë një objektiv i rëndësishëm i qarqeve dhe politikës greke, edhe pse brenda territorit të saj, ka pasur mjaft libid pragmatik filo Athinë, në thelb Greqia nuk ka arritur asnjëherë të ketë influencën e kësaj krahine të rëndësishëm në simbolin e substraktit kombëtar shqiptar, por edhe në resurset e mëdha ekonomike që vijnë nga turizmi.

Me fjalë të thjeshta, politikisht Athina nuk ka pasur asnjëherë deri në vitin 2007 fuqinë politike në Himarë. Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, OMONIA, paraardhësja e PBDNJ-së fitoi 5 deputetë, por asnjë në Himarë. Në asnjë zgjedhje lokale, përkatësisht 1992, 1996, 2000 apo 2003, nuk ka fituar në Himarë partia që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri-PBDNJ. E cila në kohën e Vasil Melos arriti të fitojë deputetë edhe në Korçë, ku fitoi Ligoraq Karamelo.

Edhe pse investimi politik i Athinës në Himarë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, qoftë në ndarjen e pensioneve “homogjene”, apo edhe në krijimin e një mjedisi të viktimizuar për “pronat helenike”, asnjëherë ky mjedis nuk ka qenë mazhorancë në territorin administrativ të ish-kooperativës bujqësore Himarë, e cila në vitin 1992 u bë bashki. 

Por edhe pse Himara ishte nga zonat e para që votoi kundër PPSH-së, aty nuk gjeti terren “helenizmi” alla Micotaqis i babait të kryeministrit të sotëm të Greqisë, që ishte kryeministër në vitet 90 të shekullit të shkuar. Në Himarë, Partia Demokratike gjeti një terren fertil të mbështetjes së saj, pasi zona e Himarës kishte qenë mjaft kritike e dizidente ndaj komunizmit, edhe pse shumë eksponentë të saj ishin drejtues e personazhe të njohura në elitën e Tiranës.

Ndërsa PS në Himarë mori pjesën e elektoratit që vinin nga një trashëgimi e familjeve të lidhura me luftën e pushtetin komunist, PD u përkrah nga të persekutuarit dhe disidentët e heshtur të komunizmit në Zonë. Të cilët ishin të shumtë në që nga Palasa në Pilur. Megjithatë, familjet më të njohura që ju afruan PD-së gjatë kohës së rrëzimit të komunizmit vinin nga “Krahëkuqtë” siç thoshte Petro Marko. Pra ata familje që ishin njohur si përkrahës të zjarrtë të aspiratave kombëtare dhe patriotë thekur. Të cilët edhe në komunizëm u Persekutuan si nacionalistë. Kështu, filohelenizmi nuk po gjente terren pjellor në vitet e para të “demokracisë”, ku madje disa nga emrat e njohur të inteligjencës komuniste u shfaqën edhe si “dallëndyshet” e para të megalidhesë micotaqiste.

Edhe pse investimi grek për të krijuar një mjedis të favorshëm politik filohelen në Himarë u rrit në mënyrë eksponenciale, sidomos kur Greqia pati bumin e vet të influencës në Shqipëri gjatë peridhës së Kostas Simitis.

Zgjedhjet e vitit 2000 ishin ndër më simboliket dhe të tensionuarat në Himarë. Kur PS dhe PD ishin në kohën më të rëndë të marrëdhënieve të tyre në rang kombëtar, ata u bënë së bashku në Himarë për të mos lejuar fitoren e Vasil Bollanos, eksponentit të OMONIA-s që ishte njeriu i preferuar i Athinës. PD praktikisht përkrahu kandidatin e PS-së, Viktor Mato, pasi baza e Partisë Demokratike përfaqësonte damarin kombëtarist e patriot të zonës. Edhe pse erdhën shumë votues nga Greqia nuk arritën dot të fitojnë, edhe pse tentuan të përmbysin rezultatin me protesta të forta. Mbahen mend thirrjet në televizione: “Al Kaeda, këtu ka fituar Al Kaeda”. Pas 11 shtatorit 2001, organizata e Bin Ladenit ishte tmerruese për këdo, ndaj instruksionet e Athinës erdhën të qarta për të mbjellë një propagandë, edhe pse shumica e votuesve të Himarës ishin ortodoksë.

Por 3 vjet më pas, Sali Berisha, synonte rikthimin në pushtet, megjithëse kishte një problem të madh me komunitetin ndërkombëtar, lidhi urat me qarqet ekstremiste filogreke, të cilat kishin edhe influencë të rëndësishme në SHBA si lobistë. Nicholas Gage(Nikolaos Gatzoyiannis) një gazetar e shkrimtar i njohur greko-amerikan, në ato kohë ishte një drejtues i silogjeve greke në SHBA. I cili ishte mbrojtësi dhe përkrahësi më i fortë i OMONIA-s dhe “yllit në ngjitje” të saj në Himarë Vasil Bollano. Gage, i shkoi në zyrë Sali Berishës, duke përbërë amerikanin e vetëm VIP që e vizitonte që nga koha kur u largua nga pushteti në vitin 1997. Pikërisht në atë takim u vendos që PD nuk do të vendoste kandidatë por do të përkrahte së bashku me strukturat e saj njeriun e “minoritetit grek” për të cilin thuhet se prejardhjen e ka nga fshatrat e Tepelenës.

Në zgjedhjet e vitit 2003, Bollano mori 1317 vota, kundrejt 882 të Jorgo Goros. Kontributi i PD shikohet qartë thjesht po të vëresh votat e këshillit bashkiak, ku PBDNJ ka marrë vetëm 821 vota. Kjo aleancë vijoi edhe në vitin 2007, ku Sali Berisha atëherë kryeministër e konsideroi Bollanon një kandidat të afërt të tij. Ishte koha e varrezave të ushtarëve grekë dhe vigjilja e marrëveshjes së detit. Në dy mandate Bollano tentoi të bënte një “spastrim territori”, ku kositej kushdo që konsiderohej si patriot shqiptar. Një shembull: Poetit të njohur Lefter Çipa, i cili në shtëpinë e tij mbante një Flamur të lartë kuqezi, Vasil Bollano nuk i “gjente” letrat që vërtetonin vitet e punës për të marrë pensionin që i takonte, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm himariotësh merrnin pension nga Athina.

Katër vjet më pas, në vitin 2011, Jorgo Goro i PS-së arriti të mundë Vasil Bollanon, ku sipas të gjitha gjasave për kandidatin socialist votuan mjaft mbështetës të PD-së, pjesë e substraktit kombëtarist të Himarës. Në vitin 2015, hyri në fuqi reforma e re territoriale që rriti sipërfaqen e bashkisë Himarë me disa fshatra të Labërisë. Që rriti edhe numrin e votuesve.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, votat në bashkinë Himarë u ndanë:  Dhionisios Alfred Petro Beleri: 3840 vota dhe Jorgo Goro 3821 vota. Vetëm 19 vota më shumë. Sikur 1 mijë nga votuesit e 14 majit të Belerit të ishin dje në shesh, mitingu i Himarës do të quhej i suksesshëm. Po ku ishin votuesit që e braktisën “kryetarin e zgjedhur”? Më 14 maj, Beleri erdhi jo si kandidat i OMONIA-s as i PBDNJ-së, por i koalicionit Bashkimi për Fitore të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndërsa në Dropull apo Finiq, kandidatët e të gjitha partive janë minoritarë greke, e natyrisht edhe kryetari do të jetë i tillë, në Himarë, asnjëherë PBDNJ nuk do të fitonte nëse në lojë nuk do të kishte hyrë PD e Sali Berishës. Kjo pasi në Himarë nuk ka pasur asnjëherë një historik të një “popullsie greke” në çdo kontest historik të Greqisë në lidhje me Shqipërinë.  Madje asnjë nga paraardhësit e “helenistëve të homogjenizuar” nuk kanë pasur asnjë degë, jo më rrënjë greke. Me fjalë të tjera, këtë armë, apo këtë casus belli të Athinës me Tiranën, ja ka dhënë politika jonë, e përkatësisht Sali Berisha, që me paktin e tij me Gaxojanis në vitin 2003.

TemA

 

28 Komente

  1. S
    Spiuni

    Berishi dhe Metaj,qe te mos futemi ne europe

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala i Lushnjes

      Me që je "spiuni,, duhet tê dish që Kosta nuk e ka daj Kiriakon por vëlla ilegal me baba tjetër (një këngëtar) . Për të mos u ngelur dobici në derë e bëri të vetin gjyshja, arvanitësia e "vetme,, në Greqi sikurse i tha plaku Miçoitaqit plakut Mere Salibiberomiloshevicit ne një takim ku talli bythën. Thuaja Yllit po nuk i lexoi komentet.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Margelliçi

        Ta lumsha o lala mire thone bir Selman i nenes ke te qij me pare. U shofte fara e pisave greke si Dulja Karjani e Bejler suma

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptare mos rri po duku Shqiperitare

        nuk jane te Vetem Dyshja me eNdyre e gjith Historise ,qe kthyen Shqiperine mbrapsh ne Vitet me te Erreta te saj ,nen Politikat Esadiste , pooor edhe ky Sot i Gjati psikopati ,qe i lejoj Greqiret te vazhdojne ate Politike qe injektuan Dy Bijt e Bushtrave Esadiste ne Shqiperi duke bere qe Politika e Shtetit me Shkerdhate ne Bote Greqise ti lihej Dore e Lire te bej c'te doj ne Teritorin Shgqiptare me nji popull te pambrojtur ne asnji drejtim jovetem - te blihej e shitej si Skllever seksi neper Bote por edhe te perdoreshin si Kamikace per Politikat e shteteve Shkerdhata rreth Shqiperise . Nji Shhtet i Vertete i ka te gjitha mundesite te shuante ne hi e kthente ne Inekzistente gjithe ate qe mbollen salih berisha e ilir metaj ,nqs do deshrionte ,por i Gjati eshte pjes e se njejtes Hale Politike eshte nji Deshtak e Tradhetare i peshtire sepse nqs do mbronte inteeresat e Shqiperise i kishte mundesite se ka nji Shtet ne dore mte mos lejonte dhe bente nji politike te tille ne Himare qe te zhdukej cdo Hije graqiresh madje edhe ja fshinte nga trute ,Turshplareve te blet me 300 - sufllqe Graqirezimin e shtetit Pederaste

        Përgjigjjuni
        1. s
          sopiqoti

          Cfare e ke ate GOJE H a l e ???

          Përgjigjjuni
      3. T
        Te fala nga Selami

        Kandidati per kryetar bashkie ne Himar te jet himarjot i ritit orthodhoks grekobizantin,,,dhe jo lab i ritit myslyman sunit dhe shit bektashi turko osman ,,,ta keni parasysh ,,pastaj te tjerat rregullohen

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          Mire Selami !

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noli

            Cfare do te thuash o z. Selamopoulos , o plangprishes me ritin orthodoks grekobizantin. Perse i ngaterron gjerat o fondamentalist grek , po aq i rrezikshem sa fondamentalistet islamik. Pjese e ritit ortodoks bizantin jane shume popuj , por per ritin grek bizantin nuk kam ndegjuar , por kam ndegjuar per romios-et, ke gje te na thuash? . Fantazma greke 170 vjeteve te fundit, nuk mbart historine helenike , por mbart nje shtet fetar fondamentalist i denatyralizuar qe nuk njeh kombesite qe e perbejne dhe i shtyp ato me te gjitha mjetet. Ne shtepine tone nuk do te mund te beni Kalin e Trojes dhe a e dini pse o zoti 300 eurosh ? Sepse kemi histori dhe identitet kombetar qe ju nuk e keni.Ju mungon historia mesjetare qe ju a kane bere shqiptaret.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik Nika

              Te lumte ajo pene or mik

              Përgjigjjuni
              1. p
                pa emer

                të lumtë pena ,sepo del dhe bushati e lezha ,,greqììiiiiiìiiiìl

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pa emer

                  të lumtë pena ,sepo del dhe bushati e lezha ,,greqììiiiiiìiiiìl

                  Përgjigjjuni
                2. s
                  shqip

                  Problemi me individe si puna juaj eshte se ju ka mbetur ora ne shekullin e XVII-te, kur njerezit ne Ballkan identifikoheshin me fene qe u perkisnin. Jemi ne shekullin e XXI, prandaj budallalleqe te tilla si ato qe keni shkruar nuk pijne me uje. Kryetari i Bashkise dhe zyrtare te tjere te Himares, apo te cdo entiteti tjeter ne vendin tone, duhet te jene shqiptare, packa se kujt feje i perkasin. Ne ndryshim nga Greqia, ku shteti eshte i pandare nga kisha, ne vendin tone, shteti eshte laik, pra qe fete jane te ndara nga shteti qe nuk favorizon asnjeren prej tyre. Personalisht nuk jam besimtar por besoj se besimi fetar eshte ceshtje personale e kujtdo ne bote. Eshte nje paradoks totalisht i pa-pranueshem qe ata qe e quajne veten shqiptare dhe adhurojne heroin tone Kombetar, Gjergjin e madh te Kastrioteve, ju falen allahut, zotit te pushtuesve, te atyre qe i madherishmi Skenderbe i luftoi deri ne diten e fundit te tij. Pushtimi osman ishte fatkeqesia me e madhe qe kemi patur ne si popull ne tere ekzistencen tone mijera vjecare. Sot jem i vetmi popull ne bote ku kufinjte tane rrethohen eskluzivisht prej territoreve shqiptare. Feja origjinale, e prenuar qe ne antikitet nder shqiptaret eshte ajo kristiane. Nese une do ndryshoja qendrim dhe do filloja te besoja, pa dyshim do kthehesha ne rrenjet e te pareve te mi, duke besuar ne kristianizem, packa se disa breza para meje, stergjysherit e mi u konvertiuan ne islam, per aresyet qe dihen shume mire nga historianet shqiptare dhe me gjere. Sa i perket Himares, nuk ka dyshim se atje nuk ka asnje grek minoritar. Himarjoti dhe shkrimtari i madh shqiptar Petro Marko, e ka lene te shkruar se si mesuan himarjotet te flasin gjuhen greke. Ajo qe eshte mese e sigurte eshte se qarqet qeveritare apo politika greke ne teresi, kerkon qe te gjeje greke edhe aty ku nuk ka. Kerkon qe ti njihen pronat himarjoteve qe i konsideron greke, kur ne anen e saj u mohon rikthimin e pronave te cameve qe u perzune me force nga Greqia nga falangat e kriminelit fashist Napolon Zerva. Shteti yne dhe kreret e vendit, nese vertet ndjehen shqiptare, duhet ti presin rrugen ketyre nderhyrjeve te hapura ne punet tona te politikes greke. Sa i perket Salih Berishes dhe Ilir Metes, ata e kane provuar e sterprovuar veten se jane armiq, qe per hir te interesave te tyre personale, jane gati te shesin edhe integritetin tone territorial. Edhe ne kete pike, qendrimi i ketyre individeve kriminele ne politike eshte nje maskarallek i stermadh qe shteti yne dhe ne vecanti zoti Edi Rama akoma lejon qe te jene te lire, nderkohe qe duhet me vite te ishin izoluar ne burg ku e kane vendin per ate qe ju ka mbetur per te jetuar. Po te kishte qene nje kohe tjeter, keta te dy do ishin varur mu ne sheshin Skenderbe, qe sidoqofte do ishte pak per te shlyer krimet qe kane bere e vazhdojne te bejne ndaj vendit dhe popullit tone.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Himara eshte qendra e Laberise o kokloqe

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Moni

                      Te fala pac. A ke qene gje ne koma shekullin e fundit? Akoma me fene o i uruar. Feja eshte besim personal, secili te besoje ku dhe cfare te doje pa i bere keq askujt. Por nuk te identifikon feja si njeri, por veprimet qe ben. Mahhhhh ky riti "orthodokso-greko-bizantin" mos eshte ai qe i detyron emigrantet te nderrojne emrin ne Greqi? I vetmi shtet ne Europe qe ka te tilla politike fashiste, se ne fund te fundit ashtu eshte, mbeturina e fundit fashiste qe rron ne kurriz te ndihmave te BE-se .

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dardani

                      Duhet nje proteste e madhe ne mbeshtetje te cameve qe kane pronat shekullore dhe jo pronat e ketyre puntorve te pronareve shqiptare nje ju a dha ligji 1705. Duhet nje Mossad shqiptare qe te shikoni sa ju peshon bitha jevgjit hellas

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mossadi shqiptar

                        KAndidati Te jete 24 karat shqiptar gjak e shtetesi shqiptare. Kur Te lexoj lejoj greqia bashkiak cam dhe pronat e tyre atehere flasim.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labeati

                          Te dhjefsha grekobizantinin

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qiforti

                            Qesharak kthehet dikkush,kur shkruan shum reshta pa patyr lidhje me realitetin Faktet jan me kokforta se njemilion gennjeshtra.....dikur ishit" fanar" i botes Por erdhi realiteti i 90*qe vertetuan se ishit vetem brekcjert ne mes te evropes

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sali qen bir qeni

                              Strumbullari i çdo ligësie,nuk është as beleris,as micota qi e qi rrjet e shitur himariot,por është antishqiptari komunist Sali vuk Karaxhiç. Sa të jetë gjall ky përbindësh Shqipëria nuk do gjej qetësi.vetëm po vuri dorë zoti se drejtësia ka vdekur

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhezo Smokthina

                                Fredi Beleri u propozua kandidat per krytar bashkie ne Himare nga antishqiptari dhe antikombetari me i madh i te gjithe kohrave, nga NJERIU I ZI, Sahale Ramut Brrisha, me shprese se Fredi, ky njeri pa bythe, pa nder, do te ndikonte tek lobi grek ne USA per ti hequr NJOLLEN, DAMKEN qe me te drejte qeveria e USA ja vuri familjarishte.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Ok

                                  Hapini ketrat Berishes dhe futeni ne Burg,Kurven Plake,si tradhtar i Atdheut.Dhe historia mbyllet per bukuri.Atyre Pro Grekve,Vangjelit dhe ketij Vrasesit Bejleri,Revokiini Pashaportat Shqiptare dhe le te behen Kryekare ne Athine o Selanik.Mjaft me ir Politikane Leshi:Po na boni qe mbas 33 vitesh te themi :Ku je or Laver,se ai dinte si te fliste me Greket.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bejkush

                                    Çdo të thotë helenizëm o Ylli debil? Pa tregona njëherë o gazetar leshi kur i morën emrat fshatrat e Himarës? Kur u bënë ortodoksë himarjotët? Kur filloi të flitej greqisht në Himarë? Emra grekë të fshatrave,ndërkohë që pjesa tjetër e vendit tonë ka emra sllavë për fshatrat e saj. Ortodoksi greke,shko shiko kishat që kanë mbetur atje Gjuhë greke e folur brez pas brezi Ore çfarë kupton ti me helenizim? Futjen e kollovarëve lanë në.Himarë , përzënien e himarjotëve nëpër Shqipëri,apo ligjin që u merr tokat himarjotëve për t'ua dhënë kriminelëve " strategjikë"? Himara ka helenizëm shekullor, por nuk është aty halli; Fajtor ,si për ngatërresat atje,si për futjen pa vend të hundëve nga Greqia atje, si edhe për mungesën e të paktën reciprocitetit në trajtimin e çeshtjes çame ka patur politika e vendit tonë o.Ylli! Shaji sa të duash ti grekët,po.nuk veprove me forcë ligjore të drejtë kot e ke... Për mua Beleri e turpëron Himarën ,si figurë e si emër por ai u votua atje ore. Një armatë e gjithë analistësh i justifikojnë çdo shkelje ligji atij ngatërrestarit të ndyrë plak Sali vetëm sepse votohet,kurse këtë maskaranë tjetër nuk e lejoni të betohet për shkak të helenizmit????? Pordhë me rigon!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      e kam thene dhe me pare tani shpetim idrizi duhet te zgjohet dhe ngreje camet e te bejne proteste para ambasades greke dhe europjane dhe te kerkojne tokat e tyre ne greqi ta coje ceshtjen gjykaten nderkombetare

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Maks

                                        Per mendimin tim kandidati te jete himariot 24 karat dhe te vertetetoj prejardhjen e tij ne 7 breza qe eshte o shqiptar ose grek sprish pune Por te vertetoj prejardhjen himariote Dhe e dyta ne zgjedhjet lokale te mos lejohen te gjith ata qe nuk jetojn ne ate vend ku behen zgjedhjet lokale Emigratet te votojn vetem per pushtetin qendror

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          aa

                                          pse nuk u organizua nje proteste per heqjen e tabelave te qarkullimit rrugor ne greqisht? Ne Shqiperi vetem shqipja eshte gjuhe zyrtare, pse duhen tabelat ne greqisht ne ate zone?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arvanitasi

                                            Pse lodheni more te uruar Himara djepi Arberise me shekuj. Me shqiptare se ata zor se gjen. E ka thene i mençuri Petro Marko me kohe. Mos te lodhen kot evgjitet e matane kufiritnse nuk gjen minoritare kendej. Ka vec shqiptare me kombesi greke qe i kane genjyer te shkretet pas 90 per levizjen e lire dhe pensjonet 200 - 300 evro ( varet nga sherbimi ) Sa per Dule dhjakun, Karjan Çanin e Bejler sapunin bejne mire te pyesin andej nga Athina per adn e Taqit e Miços, eshte vella apo bir i Dora Bakojanis se çoç kane dale fjale nga Pasoku se ka lindur nga incest brenda familjes. Te fala Janulles

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pargaliu

                                              Himara ka qene eshte e do jete eshte djepi i Shqiptarise ore jeziter aziatiko evgjite gre qira. Mo u lodhni kot se per pak do filloje dhe çeshtja çame se ska rruge tjeter. Haka te i zoti. Perahendetje nga Çameria jone e pavdekshme

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Leonidha

                                                Per Z Ylli ! E degjova me vemendje fjalimin tend Z Ylli. Pergjithesisht fole drejt. Ju drejtove njerezve si shqiptare dhe jo si grek. Por kur te tjeret qe te kane ftuar te fyejne duke ju quajtur juve greke sic ishte e qarte si e zeza ne te bardhe duhet te mbash qendrim. Qofte dhe me heshtje duke u larguar demostrativ qe aty. Apo jo? Nese i hyn valles, coje deri ne fund! Ose te pakten te beje nje deklarate qe sje deakord me cthone ata. Sepse ju heshtet me nje nenkupptim tjeter . Me heshtjen tuaj beheni shok me ata qe folen ne menyre te qarte me terma shoviniste. E dyta perdore terma juridike pak konfundues per popullin. Si mund te thuash ne dijeine time..... Keshtu ke boltosur koleget e tu qe ne tre shkallet e gjyqsorit jane shprehur pro denimit te tij. E pse duhet ta zmadhosh nje gjendje te tille qe te themi eshte edhe keshtu e zmadhuar. Dule beri shume mire qe na kujtoji historine e Himares, por harroi se kjo histori njihet nga bota si shqiptare e jo greke. Flm

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje