Zgjedhjet në Kukës/ Zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS

16 Gusht 2023, 12:50Politika TEMA

Zgjedhjet në Kukës/ Zbulohet favoriti i Bashës në garën

Kukësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja më 24 shtator, pas videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Në një kohë kur PS e ka caktuar kandidatin, Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I rikthyer në fund korrik në krye të PD-së, Lulzim Basha, mësohet nga burime brenda selisë blu, se ia beson kandidimin për këtë garë Arif Rexhmatit, kreut të degës në Kukës.

Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin.

 

 

1 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Le te talli byt.hen Edi Rama edhe nja 3-4 muaj me Saliun dhe Lulin, po formohet opozita e vertete e qeverise, ata jane Arlind Qorri dhe Adriatik Llapaj. PS eshte lodhur, kerkon pak pushim, por duhet te besoj populli qe ata qe do e marrin nuk jane shkaterruesa te shtetit, si Saliu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje