Il Messaggero: Meloni në Vlorë, Italia mund të veçojë Shqipërinë për anëtarësim më të shpejtë në BE

16 Gusht 2023, 13:19Politika TEMA

Il Messaggero: Meloni në Vlorë, Italia mund të veçojë

Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Në fakt, kryeministrja u largua nga ferma Ceglie Messapica (Brindisi) me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget linje për në Shqipëri.

“Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është e pamundur të përjashtohet që të dy, gjatë darkës së djeshme apo gjatë ditës së sotme mund të kenë diskutuar disa nga dosjet që janë të dashura për të dy vendet.


Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rruga e migrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje (+7,4% krahasuar me 2022), nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel.

Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për një sprint të hyrjeve të reja, duke ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë./Il Messaggero

8 Komente

  1. x
    xha Beqo

    nga Mesapet tek mesapliku

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

      Xha Beqo qenke drejt fundit. Mbas xhaxhait vjen PARAJSA

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Biseda me nje vend industrial si Italia, qe ne e kemi ne zemer, dhe na ka, eshte nje sukses shume i madh per Shqiperine. Jane shume pak shtete qe e duan Shqiperine ne Europe, Italia , Kroacia dhe Gjermania. Dy prej tyre jane shume te fuqishme. Mendoj qe Greqia do jete bere e semure nga kjo vizite miqesore e Melonit. Shqiperia mjaftohet me therrimet e Italise, qe behen copa te majme per shtetin tone te vogel. Keto copa kerkon ti marre Edi Rama Melonit me diplomacine e tij, dhe klasin e tij ne argumentimin per te shprehur kerkesat. Per ne ka rendesi qe fqinjet me te fuqishem i kemi miq, ndersa ata qe nuk na duan, jane te peshes pupel.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Momqirsi grekofoneve

        E dine italianet se Graqia dhe graqiret nuk lejojne Shqiperine te hyje ne BE?! Evgjitet greke kujtojne se jemi akoma ne 1991. Cdo abandonim i gjithckaje te graqireve do ishte veprim i mire. Injorojini gabelet graqire dhe do shihni se do lepijne atje ku peshtyne. Jane popull skorrjesh. Sa me shume lidhje me vendet e tjera te Europes.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qafa e Thanes

          Mjafton qe Italia eshte zemera e emigranteve shqiprare. Keto te ER jane llogje. KM ER eshte kostoja me e madhe e Sgqiperise. Kush e mban ne kurriz¿ Kuptohet, e mban i skllaveruari populli shqiptar, ne Shqiperine e mbetur.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sorry

            Artikull qesharak...do veçojmè shqiperine, qè tè hyje me shpejt ne europe...sepse meloni hèngri peshk me kryeministrin ne vlore....suksese ne jetè

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqiptar

              Puna per hyrjen ne BE eshte tallje me ahqiptaret dhe pune e kote.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Botoni komentet more hajduta te ripjelljes

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje