Djali i saj vrau inxhinierin në Vlorë, PD thirrje ILD për shkarkimin e anëtares së KLP-së: Drejtësia të vihet në vend

16 Gusht 2023, 14:55Politika TEMA

Djali i saj vrau inxhinierin në Vlorë, PD thirrje ILD për

Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat ka ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen të anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi djali i saj Rei Meta goditi për vdekje 55-vjeçarin, Armando Meshau në Vlorë.

Karabina i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin.

“Faktet e bëra publike në media mbi lidhjen nepotike me organet e drejtësisë të Familjes Meta, dhe burime nga grupi hetimor që dëshmojnë se Rei Meta ka ndërhyrë si sekser për të zgjidhur një pronë të të ndjerit duke përdorur emrin e të ëmës dhe duke i premtuar garanci zgjidhjeje, rëndojnë më shumë gjendjen e znj. Nurihan Meta.

Dorëheqja e saj dhe largimi i saj nga kjo detyrë është domosdoshmëri me qëllim lejimin e organeve të drejtësisë të zbardhjes sa më të plotë të kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Praktika e Gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut ka krijuar parimin se drejtësia e pavarur jo vetëm duhet të jetë e tillë, por dhe duhet të duket. Qëndrimi i Zonjës Meta në detyrë është një shkelje e këtij parimi dhe cënon perceptimin e publikut për një Prokurori dhe hetim të pavarur.

Zonjës Nurihan Meta i mbaron mandati si anëtare e KLD-së më 18.12.2023, pra është në këtë detyrë dhe për tri muaj.

Akuzat publike të ngritura në lidhje me përfshirjen e saj në hetime penale për të favorizuar palë në procese penale janë një ogur i keq dhe tregojnë qartësisht arsyen pse kjo zonjë vazhdon detyrën dhe pse për tri muaj.

Partia Demokratike i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me fatalitete.Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin e plotë nga organet e drejtësisë të kesaj ngjarje kriminale”, ka deklaruar zëdhënësja e PD-së.

4 Komente

  1. k
    k

    Shtet i degjeneruar ku ish-presidenti ka du emra mos kapet si një kriminel surrogato lagjeje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja pordhës

      Zonja Karabina, plotësisht dakord me ju. Por i njëjti qëndrim duhet mbajtur dhe për babain e shkërdhenit ( me 26 të vdekur, të vërtetuar) dhe argita berishës, ( me 3%përqindshin e suksesit dhe pallateve te ish klubiPartizani) sepse ligji është i njëjtë për të gjithë.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tolja

        Nese KLP duhet te shkarkoje per aresye biografie anetaren e saj,pasi djali eshte 33 vjeç dhe konsiderohet i pavarur nga familja duke marre çdo pergjegjesi individuale penale apo gjyqesore ,atehere i bie qe e gjike kupola e PD duhej te shkarkohej e pikerisht Sali Berisha sepse djali i tij ka vrare 26 vete midis tyre edhe minoren !Ndaj lerini shakate e kripura te Duçes ore mjerane por behuni te ndigjueshem dhe te lexueshem perndryshe "bisht qeni "do ngordhni.

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Po pse akom se ka dhene dorheqjen ajo nena e atij vrasesit gjakftohte, sekserit te pronave te Vlores, turpi i botes.Kld duhet ta shkarkoje sa me pare per te vene ne prove drejtesine.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje