Arrestimi i Jorgo Goros, deputeti i PS-së: Dëshmi se shteti ligjor po funksionon

25 Mars 2024, 15:48Politika TEMA
Arrestimi i Jorgo Goros, deputeti i PS-së: Dëshmi se shteti ligjor po

Petro Koçi, deputet i Partisë Socialiste, ndërsa fliste në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, ka deklaruar se arrestimi i personave të veshur me pushtet, tregon se drejtësia po vepron.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai tha se mënyra se si funksionon marrja e pronave në bregdet, është që personat pretendentë për titullin e pronësisë, u sigurohet ky titull dhe më pas u blihet prona.

Sipas tij, persona të lidhur me okligarkët e kanë më ë lehtë të marrin certifikatën e pronësisë, krahasuar me persona të tjerë.

“E para është fakti që shteti ligjor është duke vepruar. Kemi raste të personave me pushtet, por që duken pa pushtet para pushtetit të drejtësisë

Kjo është një gjë pozitive, përjashtuar këtu ndjesitë në lidhje me personin. Asnjë herë nuk gëzohesh dot në spektrin individual. As për Berishën nuk do ndjeja kënaqësi.


Në zona me bregdet ka pasur gjithmonë interes nga njerëzit me para të cilët edhe kanë devijuar rregullat. Në atë zonë, gjërat bëhen duke i garantuar një pretendenti për pronar e drejta dhe më pas u blihet prona.

Personat e lidhur me oligarkët, i marrin më kollaj vërtetimet për pronësinë”, tha ai.

3 Komente

  1. t
    te rroj Partia,te rroni ju shoku rami

    Po vepron or po vepron,or shoku Petro,por kryeveziri juaj e drejtoi gjylen e topit kunder Belerit dhe gjylja i u kthye mbrapesht dhe e beri fare mut,bashke me ju, ´´rilindasin´´ tuaj GORO, tre here kampion i ps ne krye te Himares,duke grabitur pronat e himarioteve te thjeshte.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku i ndershem

      Petro , ligji duhet te funksionoje per peshkaqenet , jo per cironkat, doli qe gjysma e qeverise kane qene hajdutet me te rezikshem edhe kryeministri i tyre burri me i ndershem , vertet e keni more Petrush? ju edhe vehte e dini qe hajdutet me te medhej jane , Saliu. Iliri ,Rama juaj e compani!

      Përgjigjjuni
      1. r
        ramushi

        Do te themi se nisi drejtesia te funksionoje, etehere kur te thiren ne SPAK Rama, Mimi qe s la prone ushtrie ne bregdet, pa shitur, kacurelka e xhaxhkes, spirolavirja, krifca e gjithe laviret e ramushit...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje