“Politikanët e vjetër nuk e kanë thjesht betejën me PD, por me popullin shqiptar”. Basha: Kur mblidhen Rama, Berisha e Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve

25 Mars 2024, 15:00Politika TEMA
“Politikanët e vjetër nuk e kanë thjesht betejën me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë një konference për mediat, Meta akuzoi Bashën për pazare me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa Basha akuzon Metën se është bërë bashkë me Ramën dhe Berishën në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe Reformës Zgjedhore.

Basha, duke ju referuar Metës, thotë se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

''Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar.

Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman'',- shkruan Basha.

Kujtojmë se Meta gjatë një konference për mediat sot tha: "Nuk e di kush është treshja më e vjetër e politikës në vend e për cilat pazare bëhet në vend. Dmth unë jam pjesë e një tresheje ku është ish shefi i tij, shefi i tij aktual dhe unë jam pjesë e pazareve që ka votuar ky? Për të cilat ka votuar ish shefi i tij dhe unë kam bërë grevë? Për pazarin e 17 majit?


Apo bëhet fjalë për pazarin që mos të jepte alternativë për reformën territoriale? Dhe ai kurrë nuk e solli atë se që atëherë ka qenë në Pazar me shefin e tij aktual. E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu i pazareve, kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin dhe nuk bëhesh njeri duke lyer flokët, as duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse siç bën presidenti i SHBA".

6 Komente

  1. V
    Veshgusi

    Jeni me se i qarte,kush ka sy shikon,kush ka vesh degjon,nje fshat qe duket nuk ka kallauz.Te tre Rama,Berisha e Iliri jane kunder SPAKUT , dhe kunder listave te hapura per zgjedhjet,ketu do jemi dhe cdo gje do flas qart

    Përgjigjjuni
    1. d
      dali

      Ti ke lind i vjeter.Ti i qive rrobt me kunatin edhe ne Opozite pasurohesh...ti ndertove aty ku nuk guxoi te ndertoi gjyshi jot ne uje te ftohte ne Vlore...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Portokall

        Po ti o ..... ke we ne 2005 me 100 ofiqe..pate dhe PD 10 vjet....

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oh sa kom qesh

          Eh kush llap, Luli qe me pantallona te shkurtera ne dimer me 20 shkurt, rrezoji bustin e Enverit ne qender te Tiranes, ky eshte "Gavroshi" i revolucionit shqiptar. Punen e pare ne jeten e tij e ka si Minister jo nje here por TRE here rrjesht nga babai i tij politik Sali Serbi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lulshka futja gjume gjume !

            Per sa kohe te kete budallejne ne shqiperi....qe ju besojne ketyre pacavureve me dy kembe dhe me bishte.....te terrezi do ta keni....pastaj do te hankoheni perse keta kriminele kane vrare dhe perse kane vejdhur....eshte mese normale se juve si popull jua keni dhene ndimen e pare....qe keta plehra u bene ujqer pa i thene nje dite te mbare Punes se krahut...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje