Plas në foltore: Tritan Shehu sulmon Gaz Bardhin: Fituam gjëra jothelbësore!

24 Mars 2024, 20:20Politika TEMA

Plas në foltore: Tritan Shehu sulmon Gaz Bardhin: Fituam gjëra

Java e ardhshme shënon edhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes socialisteve dhe deputetëve që kontrollohen nga Sali Berisha në Parlament me mbledhjet e parë të dy komisioneve hetimore.

Por, akordi nuk ka shuar zërat kritikë në kampin opozitar, si në radhët e besnikëve të Berishës ashtu edhe nga grupi të moderuarve. Tritan Shehu është i pakënaqur me atë që mori opozita në tryezën e negociatave duke shprehur rezervat e tij për dakordësinë që fiku aksionin opozitar.

“Opozita mori të drejta sekondare, jo thelbësore siç janë krijimi i komisioneve hetimore që janë një e drejtë Kushtetuese e opozitës. Në komisione apo kudo ku jemi apo dhe seancë plenare, apo dhe në tribuna, ne duhet te vijojmë të protestojmë për burgosjen politike të liderit të opozitës”, tha Tritan Shehu-deputeti PD.

 Por, Ferdinand Xhaferraj ndan një mendim ndryshe kur vjen fjala për Sali Berishën.

“Për sakrificë të domosdoshmërisë që opozita të kthehet në alternativë konkurruese lideri i saj duhet të bëjë një hap pas, është tjetër çështje domosdoshmëria e kthimit tonë në Kuvend, buruar nga fakti që në zgjedhjet e vitit 2025 ne duhet të përcjellim mesazh të qartë tek të gjithë ato kategori shoqërore që në të shkuarën na kanë votuar, të krijojmë të gjithë mundësinë e duhur të rikthehen të votojnë përsëri PD”, tha Ferdinant Xhaferraj-deputeti PD.

Të hënën Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen e parë të komisionit që do të hetojë kontratat në shëndetësi, ku Rithemelimi ka falur që në fillim dy koncesione që i kushtojnë 28 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

7 Komente

  1. N
    Nuk ngopën plehrat me paret e popullit

    Sa lekë shtesë marin këta jashtëqitjet e kombit me këto komisione që nuk nxjerin asgjë në dritë

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Vazhdoni i bini daulleve te ramazanit ju te Saliut. I çoni nje daulle te madhe Saliut te dritarja me qellim t'i bjer asaj dhe te mos lodhet nga zeri. Do jete mire se Sali maloku di t'i bjere mire daulles dhe Flamuri pa shkop e Luçiano Boçi me Gaz Bardhin e Gjekun te kercejn vallen e malokes poshte dritares se Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zina sallaksja byçe vogla

        Emra te vjetra te politikes??? Njeri me MUT se tjetri. Kampjon mbetet emri SALI!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sllobodanka

          Bravo politikani gjigand Tritan Shehu, Rithemelimi u tradhtua nga Gaz Bardhi, agjent i fshehte i Edi Rames ne radhet e demokrateve te vertete, ideali i te cileve eshte clirimi i lexhendes se Vicidolit, Sali Berisha nga te gjitha akuzat absurde te edramisteve te SPAK-ut!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpend

            Tritani preshit vazhdon avazin e mukes . Nuk ka faj i shkreti , nuk shikon asnje perspektive per te ardhmen , jo te partise por te vendit ku do fuse preshin .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demotakercita

              Egjithe "lufta"per komisjone hetimore behet per honorare mbi page.Te gjithe komisjonet hetimore te ngritura asnjehere nuk kane dale me konkluzione dhe materjal per drejtesine.Lufta qe behet ne Kuvend eshte nje shfaqe per ti hedhur hi syve popullit qe pret ne rrugen e gjate pa shprese.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llaf Dibre

                Përtej asaj që thotë Tritanit, evidentohet edhe një fakt, një e vërtetë e pakontestueshme: shtrati mbi të cilën u rithemelua foltorja, fryma e ri themelimit ngelen pelenat e Pertise të Punës. Është interesant fakti që në PS nuk gjen ndonjë as si relike ndonjë ish komunist. Të ndershmit, të cilëve qenia komunist nuk ua zbehu integritetin intelektual dhe qytetar, si Dritero Agolli etj, u larguan vetë nga PS, ata rrufjanet-pelena që ngelen, i spostuan ato që morrën drejtimin, sepse ishin më rrufjane se ata.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje