Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb.
Kreu i Shtetit shprehu falenderime ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa përkujtoi me nderim heronjtë e UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.
Presidenti Begaj vlerësoi vendimarrjen që i dha fund fushatës së spastrimit etnik dhe genocidit serb në Kosovë, kontributin e mëtejshëm nga KFOR, si edhe vizionin e Aleancës për siguri, paqe dhe stabilitet në Ballkan.
"Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet", bëri thirrje Presidenti i Shqipërisë, në mesazhin e publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook:
"Faleminderit, NATO!
Faleminderit, SHBA!
25 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t'i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.
Sot ne përkujtojmë një ngjarje me rëndësi historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.
Ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtë kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.
Urtësia politike, largpamësia strategjike dhe vendosmëria e Aleancës për të mos qëndruar indiferente ndaj spastrimit etnik dhe dhunës jo vetëm e shpëtuan Kosovën, por krijuan një kornizë të re të sigurisë për të gjithë rajonin.
Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, brenda pak kohe u mundësua pavarësimi dhe krijimi i Republikës së Kosovës, një histori suksesi e shtetndërtimit demokratik.
Prania e NATO-s në Kosovë nëpërmjet trupave të KFOR-it vijon të luajë edhe sot një rol të rëndësishëm në sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Akti historik i NATO-s na kujton se nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet.
Teksa falënderojmë ndihmën e paçmuar të Aleancës më të fuqishme të botës dhe të partnerit tonë strategjik, SHBA-së, sot përkujtojmë edhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë. Ata ndërtuan piedestalin ku u ngrit kauza e drejtë e ndërhyrjes në Kosovë. Nder përjetë heronjve të kombit!"
e pastrove sherbetin e novruzit nga buzet o bayrom?
Ky eshte presidenti me lamash i historis se kesaj provinc ottomane qe quhet Skiperi. Flet kot qe te duket qe ekziston. $$$$$$$ Per ke stabilitet flet kur ne provicen Ottomane te Kosovos Arnautat hanë koken e njeri tjetrit per qeveri, cfar stabiliteti kur ne luften e Siris, Kosova ishe Nr1 ne dergimin e Xhihadistave, cfar stabiliteti kur sot (pas 25 viteve) eshte ne prag lufte me Sebin, mosmarveshje me BE dhe SHBA, ... $$$$$$ Per cfar stabilitet kur ndarja e dhunshme (me luft dhe bombardime), krijoj preçedenc qe edhe Rusia te bej te njejten gje ne Ukrain dhe sot te jemi ne prag te L3B. $$$$$$$ Majmuna Arnaut ... ju kisha thene prej 25 vitesh, qe ndryshimi I dhunshem I kufijve eshte skandaloz. $$$$$$$ Kosova Sot do te ishte e pa varur, me stabilitet dhe mirqenie nqs do te futej ne BE bashke me Serbin (si nje shtet) dhe automatikisht me kriterin e shumices 95% shqiptar do te ishte e vetadministruar dhe e pa varrur, pa kufinj dhe me mirqenie. $$$$$$ Kurse Sot pas 25 viteve eshte ne piken me kritike dhe me te keqe se askur tjeter.
Lere Naton barom,por shko se te vajti ora per iftarin ne presidenc -teqen,qe ta dhuroi ramiu.
Baromo ho me palle cari qe s'ishe oficer po u bone shef shtabi, s'ishe politikan po u bone president. Epo i ec budalles kane thone. Barom beg lejgen,
Shoku kapter-infermier Baromi, as Kosova dhe as Bakllkani nuk kane shpetuar, shko mbaro ate tasin e ashures dhe bjeri legenit.
Barom mos bre burru se ja fut vec kot , prandaj ŕi aty ngoh vezet , se s'eshte pune per ty. Baromi ose shkurt Bom na nxjerre mollin e Haxhi Lleshit.