Kush janë zyrtarët e tjerë që u arrestuan bashkë me kryebashkiakun e Himarës

23 Mars 2024, 20:30Politika TEMA
Kush janë zyrtarët e tjerë që u arrestuan bashkë me

Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Garo, është arrestuar me vendim gjykate bashkë me 4 zyrtarë të tjerë këtë të shtunë.

Euronews Albania mëson se bashkë me Goron u arrestua dhe shtetasi Stavri Mëhilli i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” u lanë shtetasit: Jerasimo Bashi, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës. Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK-së Vlorë, si dhe Vezir Gjikoka jurist pranë Kadastrës së Vlorës.

Arrestimi i Goros vjen pasi kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Kryebashkiaku i Himarës akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë,

Nderkohë që më herët SPAK ka sekuetruar siperfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.

6 Komente

  1. E
    Erdogan

    Qendrimi i nje Bashkiaku humbes ne detyre pas "Votimit" te popullit te Bashkise se Himares per Belerin eshte ishte Krim kunder ketij populli. Sado te perpiqen ta mbulojne kete Krim si te "Majtet dhe te Djathtet" per aresyen e Belerit. Hajdutet e pronave Autoktone te popullit Greke te Himares dhe rrethinave te Saj dhe jo vetem nga Veziret,Pashallaret,Bejleret, Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj Dje dhe bijte e tyre sot me ndihmen e Genitereve "te krishtere" eshte Tradheti dhe Poshtersi. Populli myslimane dhe katolike u pozicionuan me Armiqte e Pirros se Epirit,te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis qe u katandisen pakice. Kjo Eshte e Verteta (Este Vero ital). Mashtrime se Deputeti Osman Ismail bej Vlora, Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj luftuan per nje "Albani te Lire" eshte historikisht e vertetuar. Lufta e popullit Greke me ne krye Heronjte Arvanitas kishin dekada te tera qe luftonin per tu cliruar nga Barbaret Osmane.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Arnautaaaaa "patriot" bithcpuar, ku fshiheni dhe nuk degjoheni ... Artan Gaçi deputet i PS-s bashke me gruan e vet Olta Xhacka MPJ qe llapte per Belerin vidhte pronat e Himarjotve, perse nuk ju shqeteson ky fakt ???? $$$$$$$ "Ujrat e turbullta" po qartesohen, duke u parë qart perse kjo kembngulje per burgosjen (pa fakte) te Belerit. $$$$$$$ Ju jeni kanceri i Kombit (e jo patriota), jeni hajduta, hipokrit dhe Kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufflaqja me qepë

        Prona e vjedhur ishte e shtetit nuk ishte e asnje himarioti. Per me teper, vjedhja u mundesua nga fallsifikimi i nje himarioti. Ne burg te gjithe hajdutet e pronave

        Përgjigjjuni
      2. Flisni aresyes!

        Erdogani do u vije prapa juve bashke me djalin e Dores, po ku bie ky populli grek i Himares ne Janine-Preveze?

        Përgjigjjuni
      3. T
        Tomorri

        Tani osmanet dhe kelyshat e tyre po e marrin kalane nga brenda me ndihmen e disa tradhetareve Himarjot si Goro.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tregtari

          Tema perse nuk publikoni komentet qe behen! Publikoni vetem komentete ktyre Grekqirave! Qe flasin gjuhen tone! Jeni bere dhe ju te cuditshem, Mos u beni pale me grekqirat nacionalist e juve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje