Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës ditën e djeshme, dhe polemikave për forcat që e zbatuan urdhrin e GJKKO dhe SPAK, për masën "arrest me burg", mbi 3 vepra penale.
Ministri thotë se arrestimi u bë nga Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe se Meta i kundërshtoi, teksa efektivëve iu desh të ushtronin detyrën.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:
Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.
Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.
Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.
Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.
Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.
Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes.
Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.
Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.
Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.
Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.
Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.
Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.
Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.
Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.
Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!
Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.
Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.
Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.
Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte.
Mos jep shpjegime zoti minister. Ishte video me e bukur qe kane pare shqiptaret prej vitesh. Ishte per Oscar.
Oscar, mirë e ke thënë! Miliona shqiparë dje kanë harruar vuajtjet për pak momente dhe kanë ndier që ndienjat e tyre të përfaqësohen në ato veprime të policisë. Who is next?
Sqari i sakte,elokuent dhe shterues.
Mire ja bete qelbesires ,ashtu e donte ,Dum dumani edhe pse e paralajmeroi ,qlbesira deshte te bente te fortin
E prisnim me pa durim ate video,nese nuk do ta shikonim ne ate menyre ne populli i thjeshte sdo kuptonim asgje,tani e dime se nje bandit politik me pak, SPAK ti bashkoj bemat e kesaj familje dhe te gezojme fund vitin te paktn 50 vjet pa te drejt apelimi BRAVO SPAK
I dëgjuam analistët e mençur. Ishin në një mendje: Ilir Meta duhej arrestuar ëmbël, butë, me ledhatime... Dhe këto, sipas tyre, duheshin bërë të këtilla jo për Ilir Metën, po për të respektuar autoritetin e dinjitetin e institucioneve që ka përfaqësuar. Sipas këtyre zotrinjve Ilir Meta duhet të përfitojë ende nga detyrat që ka kryer. Ata injorojnë faktin që, qysh në krye të herës, me vetëdije të plotë, me dashje e me qëllime të qarta përfitimi e të llogaritura mirë, ato institucione i ka përdhosur si një rrugaç ordiner e ka ndyrë në to, në autoritetin e tyre e në shenjtërinë e tyre pikërisht Ilir Meta. Këta analistë marifetçinj ose jo, me apo pa dashje mbrojnë një kriminel duke u shtirur sikur duan të mbrojnë autoritetin e institucioneve që vetë i arrestuari i ka shkelur me të dy këmbët e i ka përdorur me të dy duart prej hajduti të rënddomtë e të pangopur.
Pooo ti kishin ofruar kafe e na një teke raki pastaj t'i thoshin shko në rajon.Ha ha ha Mirë e gjeti fshatarin e pangopur.
Opinioni i popullit është se Ilir Meta është njeriu më kriminel se vetë kriminelët me damkë.Vidio më mbresë lënse nuk ka.Arestim model nga policia sepse si trim godet me këmbë policët dhe i shan.Duhet të dalë vidio e plotë që kanë bërë ata që e arestuan.Megjithse populli don do shikojë varur ai nga qelia flet në emër të kombit...SPAK mos çajë kokën e të friksohet sa janë amerikanët brënda tij.Ky dhe Berisha duhet të gjykohen shpejt të jepet dënimi dhe pastaj le ta kërkojnë ku të duan drejtësinë dhe kryesorja duhet kofiskuara gjithë pasuria që kanë e të jetojnë me 150 euro si gjithë të tjerët...
Jane banaqet televizive qe helmojne cdo nate shqiptaret me te paverteta te turpshme. Te shihje mbreme sa te pacipe ne emisionin e Blendi Faqeziut dhe skuadres berishiane qe ai therret cdo nate qe tirrnin genjeshtra pa pushim. Per cudi kesaj skuadre ju bashkua edhe Baton Stanishiqi.
Ervin dikur hyje nen ure me maxhunin ne Lezhe tashti na ben si pa çpuar. Good for nothing
Mbreme jam bere tap.u kenaqa.
DUA TI PUTH ATO DUAR, QË TËRHOQEN ZVARRË NJË SHUSHUNJË SI ilir metaj, QË NUK I SHQITEJ KËTIJ POPULLI PREJ 30- vitesh….
Atij djalit qe e terhoqi zvarre ju befte dita 1000 ,se gjithe populli ka dashur ta terheqin ashtu ate dhe te gjithe perfshire ketu dhe analistet plerat e keyin vendi
E kan kerkuar dhe merituar me kohe keta, tashti arrestet zvarre kryhen kur nuk bindesh
Na thuaj cfare te tha ajo Amerikania qe te erdhi ne zyre per kete pune. Burimet thone qe te beri nje dush te ftohte. A merdhite shume. ?
Amerikania i tha te lumte mendja dhe dora O minister i sistemit te Demokracise dhe Drejtesise.