Arta Dade: SPAK po trondit pandëshkueshmërinë!

26 Maj 2024, 20:30Politika TEMA

Arta Dade: SPAK po trondit pandëshkueshmërinë!

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade vlerësoi në emisionin “Interview” në Euronews Albania punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas saj, fakti që SPAK ka goditur pandëshkueshmërinë duke shkuar në nivelet më të larta të politikës dhe fakti që ka fituar besimin e publikut është një hap shumë i mirë për t’i shkuar gjërave deri në fund.

“Asnjëherë nuk ka gjëra perfekte, aq më tepër kur është në fillesat e veta. Mendoj se ka kurajë nga ana e SPAK se nuk ka ndodhur ndonjëherë të goditet pandëshkueshmëria që na ka bërë të mbetemi në vendnumëro edhe në axhendën evropiane për shkak të konfliktualitetit politik dhe pandëshkueshmërisë. Është hera e parë që vihen nën akuzë personalitetet më të larta, që nga zv.kryeministri, ministra, ish-presidentë, se sa do të arrihet deri në fund do të uroja që kjo të ishte efektive. E rëndësishme është që opinioni publik e mbështet SPAK dhe ka krijuar një lloj shprese te kjo strukturë e re dhe besoj se duhet t’i çojmë gjërat deri në fund fare”, tha Dade.

4 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Kurva plake!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      derisa s'ka arrit te cunat e tu

      Përgjigjjuni
      1. t
        the psycho painter

        fix

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        e o arta dade ju duhet te detyroni dhe gjyqtaret te punojne te heqin dore nga mashtrimet , vjedhjet dhe krimet, duhet tu hiqet e drejta e gjykimit gjyqtareve te tille

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje