Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

12 Maj 2025, 09:59Politika TEMA
Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani.

“Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është?

Se ata sloganin shpëtimtar t’i bësh opozitë, edhe qeverisë, edhe opozitës, që është formuluar në 1998 në zyrën e presidentit të atëhershëm të Republikës, që pastaj e nxorrën nga konteksti, e shtrembëruan, unë jam autori.

Se si t'ja bëjë qytetari, këta deputetët dhe drejtuesit e PD nga brenda nuk kritikojnë kurrë, jepni mandatet i japin, mos hyni në zgjedhje lokal nuk hyjnë, mbahuni te figura të konsumuara që vetëm parti politike nuk përfaqësojnë, aty mbahen, e më tej.

Nga brenda, jo kritike, nga jashtë pa pa pa pa asnjë kritikë se po kritikove opozitën je i blerë, si i bëhet?

Po pse çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane? Ujë i kulluar Valbone? Perëndi Maya ? Se përënditë greke, edhe ato i kritikonin”, shkruan ai.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo nuk eshte humbje, por groposje, qe te mos guxojne as te tjeret tu kerkojne voten shqiptareve, duke shpalosur flamurin grek. Qelbesirat.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufi fitoje urrrrrrrraaa

      Kush tha qe Bufi ka humbur ? . Neee fituemmm fituemmm por narkoshteti , narkorregjimi na vodhi zgjedhjet , masaker elektorale , bandat. Ne paguam si keshilltar Latifin nje magjistar i vertete , ti futesh tjetrit nje kapele dhe te nxjeresh 6 milione dollare eshte e ralle. Bufi nje keshille : Dhuna nuk te jep vota , kur mendoje dhunen ne parlament jo se nuk te votoje por te urrej kur te shikoje.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zefi

        Unë kam dëgjuar për një që shiti sahatin e Tiranës. Po një bir kurve, në kuptimin e mirë të fjalës, që i shiti Salkarit një kapele 6 milion euro, vetëm se kopil amerikan mund të jetë. I ziu Sali, ose Sali ziu, e zuri Pd brenda. Nuk ka shpëtim. Më datën 15 e ka brenda kunjin, e pret ke veni Salihajni i Gridës a Grishës, si e ka ajo.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbëri

          Zef! Hiqe fjalen bir ……. Respekt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje