
Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të prerë në Asamblenë e PS-së për procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të partisë. Ai tha se duhet “të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë që janë rezultat i konflikteve apo i përplasjes”
"Ne duhet të shkojmë pa humbur kohë në bashkëdrejtimin e partisë në nivelin bashkiak e më tutje me të parë e me të bërë sipas rezultateve e sipas analizave që do pasojnë.
Përtej procesit e procedurës me rëndësi të mbahet parasysh se kjo nuk është një zgjedhje e radhës në PS, por zgjedhje me një rëndësi të madhe strategjie për të ardhmen e PS. Jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat ne e kemi nisur punën e të cilave do i kushtojmë vëmendjen e të gjithë pjesës së dytë të këtij viti e pjesës së parë të vitit në vijim, por me rëndësi të madhe për vitet që vijnë për të gjithë këtë dekadë se është domosdoshmëri t’i japim drejtimit një impuls të ri e profil të ri politik që na mungon për hir të të vërtetës.
Një profil të ri që na siguron që partia ka zë në territor e ku kryetari i partisë s’janë as hije të kryetarëve të bashkisë as konkurrentë, as burokratë që bëjnë politikën e kuadrit të qeverisë, as zyrtarë që merren me punësime, por janë zëdhënës politikë të PS.
Janë njerëz që përcojnë zërin e PS në territor, organizojnë komunikimin e partisë në territor e dinë të ballafaqohen me njerëzit me modesti e argumente, që i prijnë PS pa pasur agjenda të tjera e që janë shtrati i ri politik i PS të të nesërmes.
Ndaj për këtë arsye procesi duhet të jetë i vërtetë e i përpiktë në gjithë hapat e vet.
Duhet të shmanget cdo lloj formalizmi në këtë proces, duhet që Asambletë e partisë të jenë aktive por mos kenë monopolin e procesit, të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë që janë rezultat i konflikteve apo i përplasjes për të ndryshuar ekuilibrin e forcave mes grupeve të ndryshme.
Në këtë proces na duhet një zgjedhje e cila të garantojë një transformim të PS, që është i domosdoshëm për të përballuar sfidën e së nesërmes e garantuar vazhdimësinë e PS si forcë qeverisëse, ky është thelbi.
Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet. E kam thënë pavarësisht se rezistenca e brendshme në këtë drejtim vazhdon", deklaroi Rama.
Bukur partia u perket njerezve te thjeshte , le te punojme me koken ulur dhe me qellim realizimin e objektivave pa u mburrur per arritjet tona ????
Partia juaj eshte partia me e organizuar ne shqiperi nuk lejoni qe te ndodhin konflikte i sheshoni konfliktet
Ju keni perballuar çdo sfide qe i ka rene vendit tone dhe jam e sigurt qe cdo problemi do i gjeni nje zgjidhje per nje te neserme me te mire .
Ndryshimet jane gjithmone te rendesishme per te sjelle nje fryme te re bashkpunimi ne parti per te bere me mire per qytetaret
Me punen e bere jam mese i bindur qe PS do mari nje shummice derrmmuese te bashkive kudo ne vend pasi edhe kundershtaret jane shume te dobet
Ne nje parti te shendetshme nuk duhen sherre ndaj beni mire qe i paralajmeroni
Me bashpunim shmanget cdo gje
Te drejte ke o edo! Por ne patine tuaj jam e sigurt se cdo gje do te shkoje vaj sepse ju te gjithe me njeri tjetrin keni nje hapesire ku lejohen bashkebisedimet dhe mendimit te secilit!
Partia Socialiste,e vetmja parti qe i ka qendruar origjinalitetit qe nga fillimi dhe parti e popullit,e cila ka qellime e qarta per zhvillimin e vendit dhe per mireqenien e popullit tone
Ju cdo dite i keni bere balle problemeve per tju dhene zgjidhje me efikase per te miren tone
Shqiperia fale pune suaj ka marre nje tjeter pamje!Nje parti,e cila dhe nje problem te kete nuk e ve ne dukje por mundohen ta zgjidhin brenda per brenda partise jo si PD qe duan ta zgjidhin me dhune e kercenime!
Jeni e vetmja parti qe punoni per popullin dhe jo per interesat vetjake
Konflikte dhe përplasje lejohen vetëm disa ditë gjatë fushatës électorale dhe jo ç'do ditë me gotën e rakis përpara.
Sa gjysma partise tuaj te ishin ata te pd do ishin shum lart si opozite
Sa gjysma partise tuaj te ishin ata te pd do ishin shum lart si opozite
Sa gjysma partise tuaj te ishin ata te pd do ishin shum lart si opozite
Konfiklet nuk jane te mira dhe ju beni mire qe ju terhiqni veshin perhere
kshu si po punoni partia juaj sa do vije te rrite dhe kjo prej puneve te mira