Asambleja e PS-së: A do të ketë ndryshime në qeveri? Çfarë pritet të ndodhë

26 Korrik 2023, 17:40Politika TEMA

Asambleja e PS-së: A do të ketë ndryshime në qeveri?

Dy muaj pas fitores në vendoret e majit dhe disa skandaleve të njëpasnjëshme, Edi Rama thërret Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në orën 18:00 socialistët do të mblidhen për të bërë një analizë të votës së 14 majit dhe detyrat që lindin si politikisht dhe në mënyrën e organizimit të PS për zgjedhjet e 2025-ës.

Dhe kur flasim për organizim së pari kryesocialisti do të duhet të vendosë për pasuesin e Taulant Ballës në krye të grupit parlamentar të socialistëve dhe së dyti nëse përgatitjet për garën e ardhshme elektorale do të udhëhiqen nga të njëjtët drejtues politik në të 12 qarqet e vendit apo do të ketë ndryshime në disa prej tyre.

Pas shkarkimit të Bledi Çuçit dhe vendosjen në krye të Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës pritet të shihet nëse kryeministri Edi Rama do të paralajmërojë ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar apo do të ndjekë traditën e viteve të fundit, do t’i njoftojë ato në “Twitter” pasi fillimisht ministrat t’i mbledhë me dyer të mbyllura të premten dhe të shtunën në Tepelenë

2 Komente

  1. Z
    Zamir mane

    U mblodh Edi Rama me 400 hajdut. Rrace e qelbur, njeri I neveritshem qe Shpresoj te kalbet ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Edi Rama duhet te krijoje ministri te industrise se rende, ushqimore, komunikacionit, energjetikes; te ndaje Ministrine e Shendetesise nga Ministria e Social Security, te shkrije "ministrine e rinise" dhe te mbaje vetem nje ose dy "ministri te shtetit"!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje