
Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar.
Komisioni i Etikës do të hetojë veprimet e Bardhit, ndërsa kryetarja Flutura Açka i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancën që do mbahet në selinë blu.
Në ankimin e bërë nga Kryesia e Partisë Demokratike, që mban firmën e përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa, kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, me argumentin se është në shkelje të statutit.
Në dokument thuhet se në protokollin e Partisë Demokratike nuk është depozituar vendimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër theksohet se as anëtarët e sekretariatit të Këshillit Kombëtar nuk janë njoftuar.
“Në protokollin e Partisë Demokratike nuk ka të depozituar një vendim të tillë. Nga hulumtimet publike nuk rezulton që në llogaritë publike të z. Gazment Bardhi nuk rezulton të jetë publikuar një akt i tillë. As anëtarët e Sekretariatit ë Këshillit nuk janë njoftuar për marrjen pjesë dhe organizimin e kësaj mbledhje”, thuhet në shkresë.
Përplasje mes Partisë Demokratike nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.
PD thotë se bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.
Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.
Pastrimi i fundit i PD behet keto dite me vetlargimin e deputeteve “ berishiane” drejt Foltores. Berishianet e fundit antiperendimore qe nuk po rezistonin dot me ne qendrimin larg nongrades Gazmend Bardhi, Tabaku, Sula, Geshtenja e gaztori lushnjes i shtohen Salianjit, Mulit, Tritan preshit, Mond bilbilit, Edi paloqes etj. Sebashku me Ilir Floririn, Monika hajduten, Petrit Vasalin e Nard Ndoken krijojne nje grupim super cilesor per tu votuar nga shqiptaret.