Zaloshnja: Sa të jetë Berisha, PD do jetë e thërmuar

25 Korrik 2023, 15:11Politika TEMA

Zaloshnja: Sa të jetë Berisha, PD do jetë e thërmuar

Analisti Eduard Zaloshnja duke analizuar situatën brenda opozitës tha se nuk sheh dritë në fund të tunelit, të paktën derisa të largohet Sali Berisha.


''Kemi një PD që duke nisur që nga shpallja e Berishës person non grata është thërrmuar në pjesë të ndryshme.

Pjesa më e madhe ka mbetur e Berishës por megjithatë ka qenë shumë e vogël për tu përballur me numrin elektoratit të Ramës që i ka të salduar 800 mijë vota nga 2009 e këtej’', analizon Zaloshnja për Report TV.

A ka mundësi PD të riformohet dhe të krijohet një opozitë e re?

“Hë për hë jo. Sa të jetë Berisha. Se u bënë 3 PD zyrtarisht nuk dihet ku është vula. Kemi një PD të Berishës, një PD të Bashës dhe një e Gaz Bardhit. Nuk shoh një rrymë apo grup politikanësh që të dalin në një rrymë tjetër.

Pjesa tjetër e Ilir Metës ka segmentin e vet që lufton për votat e veta e do të jetë faktor por nuk e shoh Ilir Metën të konkurojë të bëhet kryetar i PD-së", shtoi Zaloshnja. 

 

6 Komente

  1. K
    Kimëmevezë

    Nxirrni një dekret dhe shpalleni PDnë Non-Grata dhe na leni rehat me analiza dhe përralla me mbret. PD-ja ka lidhur me deformime gjenetike që në ditën e parë. Është prodhim i një inçesti politik me pasoja të tmerrshme për demokracinë. Edhe bijtë dhe bastardët e kësaj bande janë vetë politikisht të degjeneruar në ADN-në e tyre. Gjeni një mundësi tua bllokoni burimet financiare dhe do të shihni si do thahen në baltë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjale me vend

      Zaloshnja si gjithmone nje intektual medioker. Por ka kurajo kur flet brockulla dhe eshte i bindur se thote mencurira. PD eshte e therrmuar jo prej Berishes, por per shkak te interesave te njerezve dhe drejtuesve te saj qe jane te lidhura direkt dhe indirekt me pushtetin e Rames.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa vend

        Fjala me pa vend , qe kam lexuar .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Byrektore SHQUP-i

          Zaloshnja është mediokër intelektual, ndërsa ti një bole e Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Evisa

          Në vitin 2013 PD humbi dhe Berisha dha "dorëheqjen". Kush të jetë vallë shkaku që sot, kur humbet, ai nuk jep dorëheqjen? Sepse mesa dimë, zoti Berisha është një demokrat konseguent, ai nuk fal askënd i cili nuk zbaton rregullat bazë të shoqërisë demokratike, njëra prej të cilave është ajo, që drejtuesi i partisë në rast humbje jep dorëheqjen. Apo bëhet fjalë vetëm kur zgjedhjet janë të ndershme Berisha jep dorëheqjen, përndryshe ai nuk e jep! Ndaj, mendoj se problemi kryesor qëndron në faktin, se kush është ai që përcakton mbarvajtjen e zgjedhjeve dhe arrin në përfundimin që ato janë të vjedhura ose jo. Deri më sot, zoti Berisha ka qënë i detyruar që përcaktimin "zgjedhje të vjedhura" t'a bëjë vetë, pasi ai me zemërgjerësinë që e karakterizon do pa tjetër që edhe këtë barrë t'a mbajë vetë dhe jo tua lërë institucioneve kompetente vlerësuese. Dhe këtë e bënë thjesht për t'u lehtësuar atyre këtë barrë vërtetë të rëndë.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Ashtu si krytari i Kines Mao ce Duni qe nje vit para se te vdiste ja trashegoi partine birit te tij politik Hua Kuo Fen edhe perbindeshi i vucidolit ka vendosur qe me 16 tetor kur mbush 80 vjec te ja dorzoje foltoren e vucidolit Klevis krricit te Faro pace qofte pilafit i cili si nje strateg, me kollaro dhe dy gishta lart do e coje foltoren nga fitorja ne fitorje dhe ne vitin 2037 do te jete gati per nje copez pushteti ne aleance me particken e frd se te papunit Sali Shehu.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje