
Në Asamblenë Kombëtare të PS e cila mblidhet sot në një ambient privat në Tiranë, edhe pse jo zyrtarisht flitet për ndryshime në strukturat e partisë, por nuk përjashtohen as ndryshimet në Qeveri, e cila mblidhet një ditë më pas në një takim informal në Tepelenë.
Rama pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Por ka zëra që Rama mund të bëjë levizje edhe në Kabinetin qeveritar, ndonëse nuk ështe konfirmuar një lajm të tillë.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal.
Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Urojme qe kjo mbledhje tju shkoje sa me mire
Jemi te sigurt qe do te diskutohen ceshtje shume te rendesishme per vendin
Presim sa me shume lajme te mira nga kjo mbledhje
Shum mire beni qe e mblidhni kete asamble
Ne kete menyre shqyrtohen dhe shikohen ceshtje te ndryshme
Shume mire beni
Vendim i duhu
Uroj te shkoje sa me mire
Presim qe te behen perzgjedhjet me te mira
Jane mbledhje te nevojshme te cilat mund te sjellin ndryshime per mire
Jemi ne pritje te lajmeve te mira
Duan te mbulojne diellin me shoshe Deshtimet do ti mbulojne me shkarkime .