Petro Koçi, deputet dhe politikan i spektrit të majtë ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën TemA ku flet dhe për ngjarjet e aktualitetit.
Zoti Koçi njihet si një prej zërave më të kthjellët dhe të qartë në politikbërjen shqiptare. Por jo vetëm. Ai është dhe një prej analistëve më të zot dhe më të ndjeshëm moralisht.
Një intelektual i mirëfilltë Zoti Koçi ka qenë prej vitesh preponent i bashkëqeverisjes dhe bashkëpunimit me popullin.
Në këtë intervistë Petro Koçi foli për protestat e opozitës duke qartësuar se ato nuk janë veçse mjet politik i Sali Berishës për të mbrojtur veten nga drejtësia.
“Po merrej vendimi për të hequr për të hequr votën e fshehtë në Parliament. Ju e dini që kur merren vendime me natyrë nominale a kur emërohen gjyqtarë të gjykatës sepse atëherë sepse atëherë ka pas parlamenti një pjesë të autoritetit për të zgjedhur gjykatën, anëtarët e gjykatës së lartë. Ata atë ditë vendosën të hiqnin votën e fshehtë dhe prandaj ka ndodhur ajo lloj proteste dhe që nuk ka fare ngjashmëri me djegie karrigesh, domethënë janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe me motive krejt të ndryshme. Ata protestojnë tani sepse duan të mbrojnë prapanicën politike të Sali Berishës. Jo se kanë ndërmend të mbrojnë demokracinë ose të mbrojnë kushtetutën. Partia demokratike nuk e ka votuar këtë kushtetutë.
Kjo kushtetutë është e nëntorit ’98. Partia Demokratike e braktisi procesin e miratimit të kushtetutës me referendum bile dhe atëhere ka bërë të njëjtat gjullurdira sidomos në disa zona të caktuara ku militantët e PD-së janë përpjekur për të djegur edhe qendrat e votimit. Pra, ata s’kanë lidhje me kushtetutën. Pra, e vetmja kushtetutë për ta është aleanca që ndërton Sali Berisha me njerëzit që kanë interesa të njëjta se nuk është e rastit që pjesa më e madhe e lidershipit të kësaj opozite i ka vilat te Gjiri i Lalzit. Pra këta janë një koalicion i Gjirit të Lalzit dhe nga ana tjetër, këta kanë bërë një gjë të tmerrshme se unë po e fal edhe nëj djegie karrigeje por ti të kandidosh për kryetar bashkie një ushtar të ushtrisë së çlirimit të VorioEpirit kjo është e tmerrshme, kjo është përjetësisht e pafalshme.”- shprehet Petro Koçi ndër të tjera për TemA tv.
Shoku Petro , shume u duke pak na dole, qysh ahere kur ekspozove mafien socialiste ne Fier, dhe me vone e mbylle apo ta mbyllen sqepin. Dhe tani ne ben teater te mbrapesht, sikur i kumderviheni hordhise se pd, kur ti dhe beu i Surrelit, e di se nga kjo lloj hordhie me targen ´´opozite´,( me te cilen dhe perqafoheni para dhe mbas skenes), ju sundoni me nje surrogato diktature e dale boje, mbasi nuk ka ndonje formacion tjeter, qe te perfaqesoje hallet e ketij populli te gjore dhe te raskapitur dhe coroditur.