Gazetari Eni Ferhati ka treguar detaje nga protesta e opozitës. Sipas tij, autoritetet kishin informacione se protestuesit do të digjnin Bashkinë e Tiranës dhe për këtë gjetën dhe tre çanta të braktisura me molotov.
“Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrotimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pasi i ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të palasura.
Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës.
Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje.
Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”, tha gazetari për EuroNews Albania.
Kujtojmë se dhjetëra shishe me benzinë fluturuan dhe drejt godinës së Kryeministrisë, por ajo që e pësoi ishte vetëm një pemë, flakët mbi të cilën u fikën me shpejtësi.
Pas kësaj, ndalesa e radhës ishte Ministria e Brendshme dhe më pas Bashkia, aty ku u shënuan dhe të lënduarit e parë.
Bombat molotov këtë herë shpërthyen në mes të policisë duke lënduar disa efektivë, teksa një mjet shpërthyes i rrezikoi edhe jetën disa qytetarëve, pjesëmarrës në të ashtuquajturën “mosbindje civile”.
Duhet ti kete harruar trushplari me maske qe hodhi molotov mbi bashki, qe me siguri ka qene Sali lush kaptinkali qe kesaj radhe nuk arriti te rrembente tankun tek garda si ne grushtin e deshtuar te shtetit 1998.