Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se mosbindja civile nuk është të djegësh godinat qeveritare me molotov.
Zekthi vuri në dukje se mosbindja civile është formë sakrifice, sublime e atyre që protestojnë, “që pranojnë të rrihen, rrinë aty të ulur, me gra, me fëmijë”.
“Ka nevojë dramatike për protesta të mëdha ndaj kësaj qeverisje, por nuk është kjo çështja që po diskutojmë sot. Po diskutojmë, a ishte protesta siç do të duhej të ishte dhe nëse ishte çfarë realizoi.
Protesta e para, nuk është mosbindje civile. Mosbindja civile nuk ka të bëjë me molotov, nuk ka të bëjë me thyerje xhamash, është formë sakrifice, sublime e atyre që protestojnë, që pranojnë të rrihen, rrinë aty të ulur, me gra, me fëmijë.
Forma klasike është ajo e Gandit që marshoi në bregdet për çështjen e kripës, është ajo e Martin Luter Kingut 83 kilometra me ditë të tëra, është ajo e Nelson Mandelës, është ajo e Pinoçetit…”, tha Zekthi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 .
Ai shtoi se të djathtën duhet të ndjekin këtë formë të mosbindjes civile pasi sipas tij, përmes saj janë rrëzuar regjime të tmerrshme.
“Mosbindja është një formë e mrekullueshme. Ne të djathtët, atë duhet të kemi; mosbindje civile. Bota është bërë më e mirë kur ka pasur forma të tilla sepse mosbindja civile ka mundur skllavërinë dhe regjime të tmerrshme”, nënvizoi Zekthi.
Historia njerëzore (nga koha e shpikjes së mosbindjes civile e këtej) nuk njeh ndonjë rast ku mosbindja civile është zgjedhje e huliganëve, e vrasësve, e hajdutëve me e pa çizme. Këta të gjithë duan të mbulojnë diellin me shoshë, të fshehin fytyrën e tyre prej monstrash pas termave demokratike, gjë që është e pamundur. Megjithatë ia kanë dalë të bindin idiotët se mosbindje civile do të thotë të shkatërrosh, të djegësh, të përdorësh armë... Dhe drejtësia rri e vështron...
Kjo qe thot Zekthi,do te thot t'i hedhesh benzine zjarrit. Populli do qetesi dhe stabilitet,jo rremuj e shkaterrim te prones.