Dojçe Welle: Zëdhënësi i CDU-së gjermane  Gunther Kirchbaum: PD-ja duhet të ndryshojë kreun. Distancohuni nga dhuna!

8 Tetor 2024, 19:31Politika TEMA

Dojçe Welle: Zëdhënësi i CDU-së gjermane 

Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestave të zhvilluara së fundmi në Tiranë nga përkrahësit e Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato “të papranueshme për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian”.

Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: “Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.

“PD duhet të ndryshojë kreun”

Në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë e njohur për vlerat e saj evropiane, por sipas Krichbaum, ajo është larguar gjithnjë e më shumë nga këto parime. Ai theksoi se është e domosdoshme që PD-ja të rinovohet dhe të zgjedhë në krye një lider me integritet, në mënyrë që të funksionojë si një opozitë e fortë dhe konstruktive. “Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një qeveri dhe për një opozitë të fortë,” tha Krichbaum.

Lidhur me arrestin shtëpiak të Berishës, Krichbaum theksoi se SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e Bashkimit Evropian, dhe se akuza ndaj Berishës është serioze. Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod. Krichbaum theksoi se “Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij”.

Në përfundim, Krichbaum deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse Partia Demokratike do ta ketë forcën e nevojshme për t’u rinovuar dhe për të rifituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Mosbindje civile kundër qeverisë Rama

Protestat që filluan të hënën në Tiranë janë organizuar nga opozita e djathtë, veçanërisht përkrahësit e Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Protestat janë përshkallëzuar në dhunë, me disa protestues që kanë hedhur kokteje Molotov ndaj ndërtesave qeveritare, përfshirë selinë e Partisë Socialiste dhe Ministrinë e Brendshme.

Shkaku kryesor i këtyre protestave lidhet me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së Ramës, si dhe me arrestimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të cilin opozita e konsideron një akt politik të motivuar nga hakmarrja. Opozita gjithashtu kërkon lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, ku ndodhet për akuzat e korrupsionit. Berisha u vu në arrest shtëpie dhjetorin e kaluar, ndërsa hetohej për një ligj që thuhet se i dha dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, përfitime financiare në një projekt ndërtimi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi i mohojnë akuzat, duke pretenduar se janë viktima të një hakmarrjeje politike. Pavarësisht hetimeve, Berisha rimori drejtimin e Partisë Demokratike dhe në korrik u konfirmua nga një gjykatë në Tiranë, si kryetari i saj./ DW

7 Komente

  1. p
    prec ulaj

    PDja eshte drejt perjashtimit nga PPE. Ketu nje rol te rendesishem po loz Lul Basha, ai dergon raporte per te hequr Saliun. Shpreson akoma te zgjidhet ne krye te PD. PD nuk e ha as qeni ashtu si eshte katandisur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec pal vata

      Lul Basha e mbushte plot Bulevardin o Prec dhija

      Përgjigjjuni
      1. F
        Falenderojme si perhere shtetin Gjerman.

        Ne rradhe te pare nje Falenderim z. zedhendesit et CDU Gjermane z.Gunter Kirchbaum....dhe shtetit Gjerman qe ne keto 33 viet e ka ndimuar dhe endimon shqiperine ne teresi en te gjitha fushat ...Ne Shqiperi ka mjafte njerez Intelektual , te ndergjegjshme, puntor me vizion per te ecur perpara.. dhe per te drejtuar nej Parti si PD ! vetem keto dy germa i kane ngelur Demokracise si shprehje...se po ti thellohemi Demokracise apo Partise te Demokracise qe ka udheheur dhe drejtur nje Parti si PD : eshte njesoje qe te themi qe nje kriminel qe ka vrarre tere jeten , ka vjedhur tere jeten, ka djegur tere jeten, ka shitur te gjitha vlerat e pasurise te nje shteti tere keto 33 vite, ku ka perdhunuar nje popull et tere, ka zhveshur duke i lene pa asnje qindarke nga Firmat piramidale,, duke i Armatosur te gjithe em Arme pa leje ,,ku kane mbetur me teper se 3000 shpirtera njerezish te vrare, e shume krime te tjera qe jane me qindra...eshte kjo Parti qe ka vetem germat si cader qe mbahet kaqe vite si ne dimer dhe ne behar qe ska pike shiu....ku be miliardere dhe em shume Asete kriminale te korrupsionit...kjo eshte Partia e PD sebashku me mic e macoke te Partise te tjera si ajo e LSI me florririn dhe ato Parti te vogla qe bashkepunojne me PD si ajo e minoriteteve Greke...me palloshin z. Dule e tjere...

        2. M
          Muharem Kaso

          Ky ka qene anetar i grupeve marksist leninist qe vinin ne kohen e diktatures per te perkrahur regjimin e Enver Hoxhes . Edi Rama ne bashkpunim me soros i dhane nje valixhe me euro 500 per te dhene kete deklarate .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            As partite simotra te Europes nuk i duan pederet dhe kreun e tyre Saliun.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trimi

              o europian dhe american na boni ne shqiptareve dhe nje nder ,na e qisni ket shkerdhat parti qe qu het demokratike organizat terrorriste se ne shqiptaret vet nuk dim me ngrejt dhe breket tona . dhe te shpetoj shqiperia nga kta kriminel qe ka nga mbrapa agjenti serbo rus sali berisha.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje