Autobusë nga Shqipëria në Athinë? Rama: Akuzat lëndojnë sedrën e atyre që ishin atje! Kishte dhe njerëz që nuk na kanë votuar kurrë

16 Maj 2024, 15:35Politika TEMA
Autobusë nga Shqipëria në Athinë? Rama: Akuzat

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët  para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, komentoi takimin në Athinë me diasporën.

Rama komentoi ndër të tjera edhe akuzat, se në Athinë ka pasur shumë shqiptarë, që janë dërguar me autobusë nga Shqipëria. Rama tha se akuzat lëndojnë ata që erdhën, duke shtuar se në stadium nuk kishte vetëm anëtarë të PS-së.

''E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës.

Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë.

Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në'', shprehet kryeministri.

12 Komente

  1. K
    Klaus.

    Ketu ka te drejte Rama, pavaresisht se eshte pergjegjesi kryesor per boshatisjen e Shqiperise. 6000 mije veta nuk i con dot nga Shqiperia ne Athine. 1 autobus maksimumi merr 50 persona. Per 1000 mije veta duhen 20 autobuse. Do duheshin rreth 120 autobuse per 6000 persona. Atje nga pamjet nuk ishin me shume se 15 autobuse. Keshtu qe 90 % kane qene emigrante Shqiptare ne Athine. E nuk genjen kur thote qe nuk ishin te gjithe Socialiste. Rama shkoi si Kryeminister i Shqiperise, jo si Kryetar i PS-se. E Shqiptaret do ta takonin doemos si Shqiptar ne dhe te huaj. Dhe shume mire bene! Por kjo nuk i heq asnje presje qe eshte fajtor shume i madh per shpopullimin e Shqiperise ne kete mase, pavaresisht justifikimeve te tij te panumerta. Kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi nga Qeveria e Rames eshte e turpshme!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgos Kladas

      Se u be si ai skeçi 28 kamiona per 7 bataliona(batalione).Po 22 autobuze dolen ne video,po llogarit te ardhurit me avion ,po llogarit te ardhurit me mjete te vogla ne total behen te ardhur nja 2500 vete minimumi.Kane shkuar dhume zsberhsne shteteror dhe gjynafqaret e rrogave ne shter.Po cfare ti degjosh ketij demagogu vajti 26 vite ne pushtet nuk shihet nuk degjohet më!!Peshtirodje. Po pse nuk thote emigrantet shqiptare ne Greqi por ka nxjerre neologjizem “shqiptaret e Greqise” nga ku dhe si ,ku doli ky lloj hibridi?Nuk ka asnje baze historike,logjijke apo te vertete.Kursesi nuk mund te barazohen apo paralelizohen me greket etnike te Shqiperise apo zyrtarisht minoritetin etnik grek.Emigrantet shqiptare ne Greqi kane shkuar me zor kunder deshires se vendasve (nga malet )kane qene klandestine te padeshiruar ose fakt i kryer keto 20-30 vitet e fundit,si u brkan vendali??Kane shkuar ne Greqi per qellimet e tyre pa pyet njeri,ndersa greket etnike te Shqiperise kane 3000 vite ketu.Prandaj leri Shero(Ram) nazet se s’te kane lezet” oj oj na sajoi lancoi shqiptar Greqie sa i shpifur

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Kurre ne historien e saj nuk ka qene shqiperia kaq e korruptuar sa eshte sot!Dhe ky njeri ka kontribuar shume ne kete drejtim qe ne vend qe te zvogelohej ka marre permasa te jashtezakonshme aq sa edhe ky vete pranon qe po ja hane dardhat pas shpine.Cdo njeri tjeter do ishte turperuar me keto rezultate kurse ky se ka problem!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Eshte sport i rende per ty gazetarija o Sapa,shiko bej ate pune qe mund te besh

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti

        O klaus !,,,,, nuk e di sa vjec je .dhe ste kam perballe, ne 97 nga shqiperia iken me shume se ne 91.dhe kete e dine te gjithe pse, por kemi nje fakte tjeter , ne 2010 u leberalizuan vizat dhe te rinjte qe ishin 10 apo 12 vjec sot jane 22 apo 24 vjec .dhe eshte exodi tjeter shqiptar.mos harro bashkimet familjare me italin , angline ,ameriken.pas vitit 2021 nga pandemia iken nga greqia 800 .mij grek. Dhe shqiptar te grekezuar .rama ka nje pesh te fajin ,por ka punuar me shume nga te gjithe per ate albani te vogel qe deri dje na dinin njeres me bishte.respekte klaus.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klaus

          Dmth ne evoluam si njerez dhe u beme "pa bisht" per merite te Rames?! Mendoj qe Rama eshte duke i vene gishtin kokes tashme e po behet "pa bisht" nga imponimi i kultures ne rritje te shqiptareve kudo qe jane, dhe detyruar nga ikjet masive prej vendit, qe as ne 97 dhe as ne 91-92 nuk kane qene ne numer kaq te madh. Perderisa e ke emrin Emigrant, tregon qe nuk je i perditesuar mire me fshatra e qytete te tere te boshatisur ne Shqiperi. Te merr malli te degjosh zera femijesh. Shkolla te lyera e te bojatisura bukur, por bosh. ruuge qytetesh ku ngjan sikur eshte akoma koha e pandemise. politikat e qeverise nuk mund ta ndalojne dot levizjen e lire, por mund ta frenojne disi ate. Eshte prishur struktura shoqerore e Shqiperise. Emigrojne familje te tera intelektuale dhe te shtreses se mesme. kane ngelur vetem ata te sektorit te sherbimeve, te pasurit shume ( oligarket), gangsteret dhe te punesuarit ne shtet. Eshte bosh Gjirokastra, Leskoviku; Erseka, Kukesi, Peshkopia, Burreli, Berati, Skrapari, Policani, Memaliaj, Tepelena etj, per te mos folur per fshatra te tere.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

          sapa

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trojan

            Ha ha ja fusin kot une isha i pranishem dhe salla te elektrizonte s kisha pare ndonjehere ashtu meqense nuk jam i kenaqur nga Kryeministri ,edhe sikur stadiumin te kishen mbyllur do ishte mbushur plot,keshtu qe per ceshtje kombetare ,mbeshtetje mbeshtetje mbeshtetje

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mali

              Ku dine Ata qe nuk kane jetuar jashte si vleresohet nje qe vjen nga vendi jot te duket sikur te ka erdhur e gjithe bota por langojt edhe qelbesirat e gerkut dhe Sali kriminelit nuk kane ndiesi njerezore se vetem njerez nuk Jane janeVemje

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Mjafton te thuash pak fjale te verteta dhe e nxjerrin koken te paguarit e Ripjedhjes!Poshte qeneria 34 vjecare e politikes shqiptare qe e ka katandisur kete popull te shitet per nje thes miell!Zoti i bashkofte ne Rec Saliun,Meten,Ramen,Bashen,Ahmetajn,Veliajn,Llallen e qindra e mijera hajdute dhe vrases te ketij populli!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dhëmbeli

                  Mos u merrni të përgojoni Ramën , sepse ka një dhqisë më tepër ...!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gezim

                    Kur shoh fotografine e Rames me kujtohet pasardhesi i Mao Ce Dunit! Quhej Hua Kuo Fen. Gjeja e pare qe beri Hua rriti ballin e tij (duke shkulur qimet e ballit). Shikoni kete njeri qe e ka zhytur vendin ne nje korrupsion te papare. Ky luan me mjekren dhe floket e tij per ti ngjare plakut te Vlores, Ismail Qemalit. Do qe te mendohet si sjellesi i pavaresise se dyte te Shqiperise. Populli duhet te shohe gjendjen e tij ekonomike. Pastaj te votoje. Por populli yne shitet per nje thes me miell. Fatkeqesi e madhe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje