“Keni folur sa autobusë janë dërguar në Athinë, por kurrë për pensionet”, Braçe - opozitës: Po për dokumentat e shqiptarëve atje pse nuk flisni?

16 Maj 2024, 14:41Politika TEMA
“Keni folur sa autobusë janë dërguar në Athinë,

Deputeti Erion Braçe, në seancën e sotme plenare shprehu irritimin e tij nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat në Greqi nga Shqipëria për takimin e Ramës me diasporën në Athinë.

Braçe 'shpërthen' ndaj opozitës që nuk ngre çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.

"Ju kam dëgjuar gjithë javën që keni folur për autobuza, për punonjës administrate që kanë shkuar e kanë ardhur në Greqi për një takim të kryeministrit me shqiptarë. Po si  nuk iu a zuri një herë goja një javë rresht, e ajo çështja e pensioneve të punëtorëve shqiptarë 30 e ca kusur viteve në Greqi është një çështje themelore që e kemi të përbashkët, si socialistë e demokrat. Po si ka mundësi edhe sot këtu nuk e përmendi njeri.

Po prit më se ta kuptoj përmendjen e çështjes së luftës, edhe një herë që ta përmendi çështjen e luftës në këtë sallë kur keni bërë aleancë edhe marrëveshje vetëm 2 muaj e fundit tek Agimi i Artë në Greqi.

Po pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni. Po pse çështjen e dokumentave të shqiptarëve atje e keni të vështirë ta përmendni. Po si ka mundësi që ministri i Ekonomisë atje në parlamentin e Greqisë çohet dhe i trajton shqiptarët, punëtorët shqiptarë thjesht e vetëm si bujkrobër që duhet t’iu jepen letra pune, jo letra qëndrimi. Dhe nuk reagon kush nga ju.

Ça halli është? Po si e pranoni që ca njerëz, shtetas shqiptarë këtu brenda territorit, ju paguhen pensione për andej, po që s’janë pensione kontribute përmes sigurimesh shoqërore. Po janë pensione homogjenësh. Kurse për çështjen e punëtorëve shqiptarë atje nuk thoni asnjë gjë", tha Braçe.

6 Komente

  1. Z
    Ziu

    O Erion sa te peshtire beheni...po ti I ke ne dore o njeri...ke ne üushtet 12 vjet...opozita e leshit as grate e Vera nuk I ka ne dore. Se ja bleni dhe grate aq leke keni...

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zotit ja kemi lene te marrê hak .

      Po ti mor zotni , sa here e ke ngritur çeshtjen e pensioneve ? S’te vjen turp qe ke 30 vjet ne politike dhe s’ke folur nji here per pensionistet?

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Ik ore Qelbesire se shqiptaret i bejne vete vend vetes!Skane nevoje per deklarat tuaja politike per vota!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje i mbijetuar .

          I ke prinderit gjallë mo? Me sa leka pension jetojne ?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermir

            Dhe ky pis ka 33 vjet ne parlament!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              Kisha tjeter mendim per vogelushin Brace por qenka dhe ky nje tartabiqe.Fol nje here per trajtimin qe i ben skota jote pensionisteve ne shqiperi e pastaj merru me grekun.Kerkoi llogari qeverise dhe kalit be krye te saj per mos indeksimin e inflacionit pastaj fol per opziten qe nuk e pyet njeri

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje