Sondazhi/ PS merr 81 mandate nëse votohet sot! Rithemelimi 40. Meta, i fundit me 3 deputetë

16 Maj 2024, 10:36Politika Nga Eduard Zaloshnja

Sondazhi/ PS merr 81 mandate nëse votohet sot! Rithemelimi 40. Meta, i

Vetëm 7/10 e zgjedhësve të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare. Kështu rezultoi nga sondazhi i përmuajshëm që zhvillova për Report TV (lexoni këtu: https://shqiptarja.com/lajm/si-e-konsiderojne-qytetaret-takimin-e-rames-ne-athine-neser-ne-repolitix-sondazhi-per-muajin-maj#760425 ).

Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se diçka më shumë se gjysma e të vendosurve do t’ia jepnin votën PS-së (votuesit e vendosur socialistë përbëjnë vetëm 36.3% të dy milionë banorëve të këtushëm në moshë për votim).

Sondazhi/ PS merr 81 mandate nëse votohet sot! Rithemelimi 40. Meta, i

Në qoftë se sistemi elektoral do të ishte me një zonë të vetme zgjedhore me proporcional të pastër, pa prag e pa prim (siç e do PD-ja e Bashës dhe partitë e tjera të vogla), PS-së me këto vota, do t’i takonin 71 mandate parlamentare (50.9% e 140 mandateve), PD-së së Berishës 40, PD-së së Bashës 10, PL-së 5, dhe partive të tjera 13.

Me sistemin aktual elektoral (me 12 zona zgjedhore), PS-ja do të merrte sot 81 mandate parlamentare, PD-ja e Berishës 40, PD-ja e Bashës 7, PL-ja 3, dhe partitë e tjera 9 (shihni tabelën e mëposhtme).

Sondazhi/ PS merr 81 mandate nëse votohet sot! Rithemelimi 40. Meta, i

SHËNIM: NUMRAT E MËSIPERM BAZOHEN NË VOTUESIT E VENDOSUR TË KËTUSHËM PËR SECILËN PARTI. NUK MUND TË PËRFSHIHEN DOT VOTUESIT POTENCIALË NË EMIGRACION, QË S’DIHET NËSE DO TU KRIJOHET MUNDËSIA TË VOTOJNË

 

 

 

2 Komente

  1. b
    ben.

    Nuk i paska punet mire rama. Te besha 1 km rruge 25 milione euro, te vjedh e te zhdukesh 1 incenerator te tere, gjithe leket e bashkise dhe gjithe lejet e ndertimit ti vjedhesh vete , tokat ne bregdet dhe te maresh 81 mandate eshte kuje. Rame urgjent rruget ti besh nga 50 milione euro km, leket e ministrive dhe bashkive as tendera mos bej po te kalojne direkt ne llogarite e kryetareve te bashkive dhe ministrave, dhe patronazhistet e kane tepruar me nga 1 sufllaq me te gjitha. Nga sot gjysem sufllaqi. Vetem keshtu do maresh mbi 84 mandate qe shqiperia te behet edhe ligjerisht mbreteri.

    Përgjigjjuni
    1. f
      flase

      ben, mos u merzit, se ja ka futur kot ai qe ka bere sondazhet; Rama merr 94 deputete ne 2025. Shenoje dhe do flasim ne qoftese nuk ke nderruar emrin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje