Edhe pse prej vitesh larg jetës aktive politike, ish-presidenti, Alfred Moisiu, ndjek me kujdes situatën politike në vend.
Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, ish-kreu i shtetit, tregon se veprimi i Ramës, për hapjen e turit me diasporën, në Greqi, ishte ai i duhuri.
“Duhet të punojmë për të bërë shtet dhe ky shtet nuk bëhet për një javë apo për një vit, do kohën e vet”, tha Moisiu.
Moisiu bëri thirrje që t’i jepet fund korrupsionit në vend, pasi është pikërisht ky faktor, që po pengon rrugën e Shqipërisë drejt BE.
“Fenomenet e korrupsionit janë të rrezikshme pasi gërryejnë shoqërinë. Është një arsye e fortë që rinia të largohet nga vendi dhe me të drejtë”, tha ai.
Zoti Moisiu. Jeni legjendar! Arberesh shqiptar!