Sondazhi amerikan: A ka rrëshqitur toka nën këmbët e Sali Berishës?

15 Maj 2024, 19:40Politika TEMA
Sondazhi amerikan: A ka rrëshqitur toka nën këmbët e Sali

Nga Ylli Pata

Të dhënat e sondazhit të financuar nga Instituti Republikan Amerikan, e të praktikuar nga një emër i njohur i fushës, ka dhënë një rezultat që ja vlen shumë të komentohet.

Pasi realisht kemi ecur në një terren ku nuk ka gjë të pashkelur. Çfarë thotë sondazhi? Sondazhi thotë që Sali Berisha nuk është figura prominente e opozitës. Një rezultat që nuk është suprizë, por na ka ardhur krejt i qartë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Zgjedhje, ku për herë të parë ne kishim votën preferenciale, ku çdo zgjedhës mund të jepte një mendim për deputetin që donte të çonte në Kuvend.

Sali Berisha, njeriu simbol i PD-së, në zgjedhjet e 2021 doli në kuotë më të vogël se Agron Shehaj, më të vogël se Belind Kelliçi, e madje më të vogël se Ori Nebiaj, që më shumë se politikane është personazhe e showbizit.

Pra në ato zgjedhje Sali Berisha kishte prekur fundin politik, pasi po ecte kundër rrjedhës së kohës, kundër rrjedhës së dialektikës. Sepse në fund të fundit, kishte lajmëruar largimin, por rrinte duke mos i qëndruar premtimit të tij. E pikërisht kjo fjalë e shkelur ishte pakti që trazoi tokën poshtë tij. Demokratët i thanë: Xhaxhi doktor, largohu, iku koha jote!

Pas 2021 ne jemi sot në një xhirim bosh për të cilin është shkruar shumë, por edhe është shpërdoruar shumë. Sepse e gjithë ajo manovër gjigande e milionëshe e doktorit nuk kishte një sens, nuk lishte një logjikë, ishte jashtë dialektikës.

Sondazhi i IRA nuk tregon asgjë të sforcuar, por një situatë mjaft të komplikuar, madje shumë të komplikuar, ku e gjithë situata që ka ndodhur pas shpalljes Non grata të Sali berishës, ka ecur jashtë logjikës. Madje jashtë logjikës së votuesve të së djathtës.

Siç del edhe nga sondazhi i IRA, votuesit e djathtë Berishën e duan jashtë politikës me një logjikë të qartë. Por Berisha është lajm i vjetër tashmë.

Të gjithë presin “Mesian” që nuk është Agron Shehaj në rastin aktual, i cli është më i pëlqyeri nga politikanët opozitar. Madje të gjithë janë në kuota të ulta. Ata presin personazhin që do të përfaqësojë opozitën në filllim, pastaj të mundë Edi Ramën. Ky është proces, e në këtë rast perceptimi i demokratëve është një shpresë mjaft e madhe e fuqisë demokratike të shoqërisë, sidomos opozitës.

12 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Sali Sheqere Vuk Berisha nuk ka toke nen kembe, ka diamante qe nuk ka fuqi ne bote t'i shkermoqe; mos ia qani hallin Lexhendarit te Vicidolit, se Ballkani shume shpejt do te behet serbo-rus!

    1. E
      Emigranti

      Sali qenit i shkare toka nen kembe qysh ne vitin 1996 dmth qe duhej te largohej se ne 97 dhe 98 duhej varur per te vazhduar me tej me Gerdecin e 21 janarin duhet ti digjet edhe kufoma fare po vetem prokuroria e gjukatat nuk gjejne fakte , kur ai te gjitha krimet i ka bere hapur fare ne mes te dites na syte e te gjithe botes . Mire Llallat po keta te rinjte qe trajtohen me rroga te larta e me mbrojtje speciale edhe familjarisht nuk kuptohet pse kaq me ngadale e nuk gjejne fakte edhe pse Amerika u a solli .

      1. L
        Luli

        Po te largohej askohe , ti do ishe akoma ne fshat e jo emigrant or mut se Sala ti hoqi vizat e jo ridhjerja e Edit.

      2. c
        ce

        Me i pershtateshmi eshte kryeperbindeshi i foltores se vicidolit Sali lush turikali qe theu gardhin e policise dje para bashkise se Tiranes.

        1. s
          shtjefen palushi

          Shoku Ylli, ti rruash KARIN shokut Sali... jo vetem ti, por dhe ta qe te paguajne, ambasada amerikane. Dita dites, me shkrimet e tua dhe shume loqeve te tjere, na mbushni mendjen se skeni as edhe nje vlere... e di pse? se akoma merreni me nje KUFOME... dhe jo me ata qe i pijne gjakun popullit shqiptar... (si puna yte.. qe paguhesh nga vampiret e vertete)

          1. B
            Bias

            O tema po per Baluken na1 lajm apo ce deshe

            1. N
              Nardi

              Sondazhi Shqiptar:A ka rreshqitur toka nen kembet e Bidenit qe nuk gjen dot as halene ku eshte dhe djali drogaxhi po gjykohet per korrupsion dhe arme mbajtje pa leje???

              1. p
                prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

                KU jane demokratet ?! Ne Shqiperi apo....

                1. L
                  Lenci

                  Po edhe Bamiri njehere e nje kohe kishte kuota shume me lart se Berisha por ne fund nuk doli dot as deputet. Keshtu dhe Goni me kujton ate shprehjen fluturon fluturon ….

                2. Y
                  Ylli rosaku

                  Ky sondazhi amerikan qe nuk e njeh njeri ne amerike eshte bere ne vendin a qenit apo ne amerik? Po te jete bere ne vendin e qenit vazhdo se te besojne

                  1. C
                    Canadezi

                    Po aman ore çfarë është ky krahasim idiot: Agron Shehaj Mesia, pupu ose ti zoti gazetar ke rrjedhur ose unë nuk jam në terrezi???? Agron Shehaj nuk përfawëson asgjë, pse? Sepse ai nuk ka artikuluar asnjëherë qartë a është apo jo me Berishën? Si të gjithë si Jotida Tabaku, si Gaz Bardhi dhe Agron Sheha, j pretendojnë të marrin PD e ti zënë vendin z. Berisha, më falni harrova Belind Këlliçin, po asnjëri nuk thotë qart e prerë si e gjykojnë punën e z. Berisha. Sepse këta janë nga ata që ta fusin ujin nën rrogoz, kanë frikë dhe rrinë sus por punojnë për interesat e tyre underground. Prandaj mos prisni gjë të mirë prej një njeriu me sy përtokë si ky vlonjati që njk ngjan gjëkundi me vlonjatët.

                    1. A
                      Arbeni

                      O shtjefën palush palloshi na hëngësh të butin ti dhe saliu jot.Ti që bën ironi me Amerikën je një bir komuniti njësoj me sali malokun,të cilit vërtet i ka rrëshqitur toka nën këmbë,sepse i ka ardhur vdekja politike. sali malok torolloku do shkoj tek vëndi qenit në burg bashk me kryetëkorruptuarin like floriri.Ndërsa ti dhe disa si ty do pëlcasin e do bëjnë bam për viçidolasin e sheqeres që është rracë sërbi.

                      Lini një Përgjigje