SONDAZHET: Nga takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë te aktiviteti i opozitës, çfarë mendojnë qytetarët

16 Maj 2024, 10:02Politika TEMA

SONDAZHET: Nga takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë te

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (15 maj), Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt. Sipas të dhënave të nxjerra nga sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, PS del forcë e parë, ndërsa forcë e dytë del PD e Berishës.


Por nëse qytetarët do t’u drejtohen sot kutive të votimit, 50.9 e tyre do të votonin për Partinë Socialiste, ndërsa 28.8% e të anketuarve janë vendosur për votuar PD-në e Berishës. Sakaq PD-ja e Bashës ka një rritje. 7.4% e qytetarëve të vendosur do të votonin sot PD-në e Bashës. Partinë e Lirisë do ta votonin 3.9% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 9.1%.

Të pyetur në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë takimin si normal. Ndërkohë 19.9% e qytetarëve të pyetur e quajnë si provokim. Por 30.1% e tyre e mendojnë pak nga të dyja, pra edhe provokim edhe normal.

Pyetur për zhvillimet politike, 60.3% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim për një Komision të Posaçëm mbi reformën anti-korrupsion për integrimin e vendit, ndërsa 39.7% mendojnë se s’duhet ta pranojë. 

Ka një rritje të vlerësimit pozitiv për punën e qeverisë, krahasuar me muajin prill. 25.5% të qytetarëve të pyetur thonë se kanë mendim pozitiv, krahasuar me 24.8% që ishin muajin e kaluar. Në total 40.5% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për qeverisjen. 

*Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1200 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.1 %. 

 

 

 

3 Komente

  1. T
    Titi

    Sondazhet e Zaloshjes,Apo te motres se tij sa perqind te popullsise ka kaluar neper duar

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Pandaj nuk do fitoni kurre se te bardhes i thoni te zeze

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamuri

        Zaloshja nuk ke thene te verteten ,se ai gabim qe thua 3 e 3- thuaje tamam se ai 3 eshte i PS e 3-i Novojtores ,PD ,PL ,e te tjerat , Keshtu i bie qe PS 60% ,Nevojtorja 25%, PD 4% , PL 1% e te tjerat bashke 6%

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje