
Kryeministri Edi Rama vijon që të mbajë fronin si politikani për i preferuar për qytetarët shqiptarë. Kjo sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja.
Krahasuar me muajin prill ka një rritje për pëlqyeshmërinë e Ramës. Konkretisht 43.3% e qytetarëve të pyetur në lidhje me politikanin e preferuar kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama, i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me muajin prill, që ishin 42%.
Sali Berisha renditet pas Ramës, me një diferencë të theksuar. 15.5% e qytetarëve mendojnë pozitivisht, krahasuar me 16.5% që e vlerësonin një muaj më parë.
Pëlqyeshmëria e për Bashën vijon të mbetet e njëjtë, me vetëm 3.8% të qytetarëve. Rritje e lehtë për Ilir Metën. 2.8% e vlerësojnë pozitivisht, nga 2.5% që ishin një muaj me parë.
Por sërish një numë ri lartë qytetarësh nuk preferojnë asnjë prej liderëve kryesore të politikës në Shqipëri. 33.5% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë.

Kjo tregon katerciperisjt, qe jemi shndrruar ne nje vend islamist,qe e udheheq nje raja,qe shet cdo gje per karrige.