Gaz Bardhi e Gjekmarkaj, “përplasen” në Gjermani për Sali Berishën

16 Maj 2024, 10:18Politika TEMA

Gaz Bardhi e Gjekmarkaj, “përplasen” në Gjermani për

Dy prej deputetëve më kryesorë të foltores, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj kanë qenë për një vizitë zyrtare në Bundestagun gjerman, ku kanë takuar kreun e komisionit të punëve të jashte, ish-ministrin socialdemokrat në qeverinë e Merkel, Michal Roth, por edhe deputetë të tjerë.

Megjithatë si Gaz Bardhi, si Agron Gjekmarkaj kanë sjellë në Tiranë një kronikë të ndryshme për takimet që kanë mbajtur. Bardhi, i cili është edhe nënkryetar i Foltores apo Rithemelimit, siç quhen në media pasi ligjërisht nuk janë regjistruar e publikisht i thonë vetes PD, në postimin e tij në rrjetet sociale, bën një kronikë të tij mbi takimin, ku nuk thotë asnjë fjalë, asnjë për Sali Berishën. Sipas kësaj kronike, është folur mbi shumë gjëra, shqetësime të opozitës, por edhe të gjermanëve, por asgjë për Doktorin.

Ndërkaq, Agron Gjekmarkaj na jep një fabul tjetër. Sipas tij, ai ka informuar deputetët gjermanë me qëndrimin e tij, sipas së cilit “arrestimi i Berishës është i padrejtë", ndërkaq që ka akuzuar mazhorancën se po ndërhyn në përplasjen ndërmjet foltores dhe PD-së për vulën e Partisë.

Këto qëndrime nuk janë bërë nga vendi i ngjarjes, pra në nxitim e sipër, por pasi janë kthyer në Tiranë. Që tregojnë se ata janë menduar mirë. E pas mendimit, Bardhi e ka shikuar të udhës që të mos e përmendë Doktorin, ndërkohë që Gjekmarkaj, jo vetëm që ka përmendur, por edhe e ka elaboruar temën e problemeve të Berishës me drejtësinë shqiptare.

Kjo tregon se kemi një çështje politike në Foltore, e cila tregon një situatë, për të cilën askush aty brenda nuk flet. Sepse dikush e var karrierën te marrëdhënia me rastin juridik “Berisha”, dikush tjerër kërkon ta kapërcejë këtë rast. E ky është zhvillim që ja vlen të diskutohet.

Postimi i Gazment Bardhit 

Në Bundestag gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth, një njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe mik i Shqipërisë, bashkëndamë besimin e plotë se integrimi europian i Shqipërisë është rruga e vetme që siguron të ardhmen e qytetarëve shqiptar. Procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të pasqyrohet në akte e veprime konkrete dhe jo thjesht në letër. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe në shërbim të tyre. 

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se për opozitën avancimi i Shqipërisë në rrugën euopiane duhet të shoqërohet me forcimin e mekanizmave që garantojnë qeverisjen e mirë, zgjedhje të lira e të ndershme, shtetin ligjor dhe luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Integrimi europian i Shqipërisë është vonuar 11 vjet nga keqqeverisja e Edi Ramës, mungesa e reformave serioze shtetëformuese dhe shndërrimi i korrupsionit në model qeverisës. Shqipëria bëhet europiane jo me letra, por me vepra!

Autoritarizmi i Qeverisë që konstatohet në të gjitha format, duke nisur nga ngushtimi i hapësirës institucionale të opozitës dhe deri tek tentativa për të kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshirë median, shkojnë në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar për Shqipërinë europiane dhe me vlerat demokratike që duhet të pasqyrojë një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Autoritarizmi, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji. Kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Nga ana tjetër, në takimin me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker, i shpreha mirënjohjen e thellë për rolin që Bundestagu ka patur ndër vite në progresin e demokracisë në Shqipëri dhe ripërsërita nevojën për më shumë vëmendje, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve tona. Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë.’

Postimi i Agron Gjekmarkajt

Sot së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, z.Gazment Bardhi zhvilluam një takim në Bundestag me z.Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar.

I falanderova mikpritësit tanë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 34 viteve në rrugetimin e saj drejt Europës, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe në forcimin e shtetit ligjor. Shpreha të vertetën e shqiptarëve që integrimin në Bashkimin e Europian e shohin si të vetmen rrugë duke gjykuar nga përkatësia historike, kulturore, shpirtërore e politike.

Njoha miqtë me disa nga shqetësimet tona kryesore si mospërmbyllja e një reforme zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, si parakusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Në këtë kontekst, opozita kërkon Qeveri Teknike si në Greqi apo Maqedoni meqënëse klima e mirëbesimit mes paleve është cënuar, mundësisht futjen e saj në kushtetutë.

I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës.

Kërkova që ky proçes të monitorohet ndërkombtarisht.

Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë.

Cënimi i legalitetit të Opozitës duke marrë peng vulën dhe simbolet e saj, kërkon një reagim ndërkombëtar në mënyrë që drejtësia të shprehet, të dale me një vendim në mënyrë që Opozita të shkojë në zgjedhje në kushte relativisht të barabarta dhe jo me këmbë, gojë e duar të lidhura!

E gjej të nevojshme ti rikthehem kerkesës që Bundestagu të riaktivizojë misionin e saj faktmbledhës i cili ka patur

8 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Zagarët e sali MALOKUT ngelën duke u ankuar tek të huajt.Këta servil duhet të dijnë se shumica e shqiptarëve i urren pavarësisht se qeveria socialiste është e korruptuar.Kur mendojnë sali malokun në pushtet këtë kriminel,vrasës e të korruptuar ja bëjn hallall qeverisë dhe nuk duan të vij në pushtet sali kaka dhe zagarët e tij.

    Përgjigjjuni
    1. t
      taksidari i qeverise

      Rendesi ka qe TemA e Mero Baze mbajne sy e veshe nga deputetet e opozites, si detyre paresore per nje medie-Uturak te pushtetit.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Po ku te doli qeveria e koruptuar more demon -krat (demokrat )nga theniet e atyre qe i vune flaken Shqiperise ? A ka me anti shqiptar se partia demokratike qe mblodhi te gjithe llumin e njerezve qe vetem dinin te vidhnin ,digjnin ,shkateronin dhe vrisnin ?Opopull qendroni me kembe netoke si ishim dhe ku jemi tani .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Bardh Gjekmarkaj

          Meqe kane filluar te shkojnw keta felliqsiara ne kancelarite boterore, e shpetuan Berishen. Tani merreni, hiqni non graten,nxirreni nga ballkoni dhe bejeni kryeminister. Me te e keni te sigurte greminen o bythelepires qe e mbani veten per intelektuale demokrate!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            HAni mut sa te ngopeni neper bote, por mos harroni se do votoheni ne Shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqupist

              Dy pederastet e shoqates se Nevotores te komunistit Non Grata , Rama pengon intregimin ne europe thone keta pedera ,gjithe kreret e BE thone qe Shqiperia i ka plotesuar kushtet per hyrjen ne BE e se shpejti behet anetare e saj . Hani o pedera ate qe ju pelqen ,si dhe hani m…. se ju behet gjak e dhjame ,

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                dhe ju duhet te denoheni sepse dhe ju keni vjedhur dhe vrare me urdher te saliut

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ENTSOE

                  Ky mesuesi K.... I gjuhe-letersise e Ka lexuar romanin Viti 93 I V. Hygoit qe fajtori u var me dekoratat ne gjoks per ato gjera qe kishte bere mire ne te shkuaren e tij!!! Vertete qenka edhe ai nje vrases qe mbron me kaq kokefortesi vrasesin e 4 vetave ne 21 Janarin dhe 27 vetave ato te Gerdecit perfshire gra dhe femijet!! Qenka nje fascist dhe injorant!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje