Fotoja familjare e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u bënë bashkë tre kryeministra shqiptarë

16 Maj 2024, 13:36Politika TEMA
Fotoja familjare e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u bënë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë në samitin në Mal të Zi.

Gjatë punimeve të samitit, liderët zhvilluan edhe foton familjare që bëri bashkë 3 kryeministra shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.

Në foto, Rama shihet krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Krah Xhaferrit vihet re presidenti serb Aleksandër Vuçi.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

 

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

5 Komente

  1. .
    .

    Tere keta mutra

    Përgjigjjuni
    1. f
      fran

      Qenka dhe plera Kurti ky perçares i shqiptarisë qe do te mbetet ne histori.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hera

        Ketu na qenka edhe Rama kryeminIstri i Vuqicit ne Shqiperi shpresojm se se shpejti do mbetet ne Histori

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kryeministrat bajn mir ta pin nji kafe bashkt

        Rama e Xhaferri bajn mir tia qesin nje kafe Kurtit e ti thojn qe na turpnove kombin more kalama pizeveng, jazek te kofte, haram buka shqiptare qe han. Dhe, ta pytin se cfare corbe ka hanger ne burgun e Serbies.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhvejku

          Ndonje komentuesit i shkone pershtat nje prezantim nacional folkrorik te tille, po nje gazete si "Tema" eshte qesharake ! Çdo me thene u bene bashke tre kryeministra shqiptar, a thua se fati dhe ardhemja e ballkanit varet nga keta te tre shqiptaret...! Une kam mendimin, se te tre keta, perfaqesojne shtetet me dobta dhe me te korruptuarat te europes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje