Autoriteti i Dosjeve: Gjatë vitit 2023 verifikuam 232 zyrtarë, sa janë në dosje

8 Prill 2024, 21:09Politika TEMA

Autoriteti i Dosjeve: Gjatë vitit 2023 verifikuam 232 zyrtarë, sa

14 zyrtarë të administratës shtetërore kanë rezultuar me dokumente në dosjet e ish-sigurimit të shtetit nga verifikimet që janë bërë gjatë vitit 2023.

Në raportin e Autoritetit për Dosjet thuhet se në total në këtë institucion janë paraqitur 124 kërkesa për informim gjatë vitit që lamë pas.

124 kërkesa për 232 zyrtare janë depozituar pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), nga institucione të ndryshme.

Qëllimi ka qenë verifikimi i pastërtisë së figurës së tyre. Kërkesat i takojnë vitit 2023, për të cilat autoriteti ka raportuar se 14 prej tyre kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit.

Për 10 zyrtarë të tjerë, është vendosur mos-legjitimimi i kërkesës për verifikim, për 1 zyrtar është ndërprerë verifikimi me kërkesë nga institucioni, ndërsa për një zyrtar tjetër është vendosur pezullimi për kryerjen e verifikimit, në referencë të kërkesës së vetë institucioneve kërkuese

Në raport thuhet se ka një rritje të kërkesave për verifikim në 232 nga 214 që ka qenë në 2022.

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit ka arritur të verifikojë më shumë kandidatë për 2023, një rritje me 22.4%. ndërkohë nga verifikimet kanë rezultuar me probleme 9 kandidatë.

Kërkesa pranë institucionit janë paraqitur edhe nga njësitë vendore sa i takon verifikimit të  verifikimit të figurës së personave që propozohen për dekorim dhe propozimeve për emërtimin e hapësirave publike me emra personalitetesh.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Mund t'na bëni të ditur si institucion, se çfarë është bërë në lidhje me kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, zotit Kreshnik Çollaku për hapjen e dosjeve të gjithë deputetëve nga viti 1991 deri në vitin 2024? Po ashtu, lutemi t'na bëhet e ditur a është interesuar Deputeti më pas pranë institucionit tuaj për ecurinë e kërkesës së tij? Apo thjesht deklarimi se ka bërë një kërkesë ka qënë një shaka? Themi se mund të ketë qënë shaka për faktin e njohur që deputeti Çollaku është i njohur si një shakaraq i madh, i cili çdo punë që nis, kurrë nuk e bitis, për të mos thënë me gjuhën e popullit që çdo pune i bënë mutin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje