Prapaskenat e marrëveshjes së Berishës me Ramën, Moisiu: I mbylla brenda 2 ditë derisa doli ‘tymi i bardhë’!

8 Prill 2024, 17:07Politika TEMA
Prapaskenat e marrëveshjes së Berishës me Ramën, Moisiu: I

Ish presidenti i Shqipërisë në vitin 2002-2007, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar sot në “Breaking në Top News”.

Ai ka treguar prapaskenat e marrëveshjes së Berishës me Ramën në vitin 2007 dhe ngujimi i tyre derisa dolën me një kompromis për zgjedhjet e atij viti. 

"Ishte viti 2007, në prag të zgjedhjeve lokale, mirëpo Partia Socialiste nuk donte të merrte pjesë në zgjedhje, sepse nuk kishin garanci për lirinë e votës. OSBE nuk arriti asgjë dhe po vinte koha e zgjedhjeve. Vijnë te unë partitë e vogla dhe më thanë: Çfarë do bëhet?

U shqetësova dhe thirra njerëzit e duhur. Ramë dakord dhe në janar jemi mbledhur në presidencë gjithë kryetarët e partive parlamentare dhe kemi ndenjur 2 ditë. Do mblidhemi t’i japim rrugë kësaj pune. I ndava dy grupe dhe pas dy ditëve u firmos marrëveshja. Kemi dhe një foto historike nga ai moment", tha ai për Breaking.

2 Komente

  1. M
    Mira

    prej teje e paskemi kete te "mire" d.m.th.o gjyshi?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Berisha-Rama, lol ...Bo, bo sa jane gezu Vranakoqa e Pilolali...lol!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje